EmailFacebookKontakt

Një ditë në Shkollën Teologjike

Një ditë
në Shkollën Teologjike
Më 11 qershor, ora 7.15, ni-
semi nga Kryepiskopata me
një mikrobuz për në Shën
Vlash. Në të janë pedagogë
e seminaristë, që-e bëjnë çdo
mëngjes këtë itinerar. Rru-
gës bisedohet e herë pas he­
rb këndohen himne ki-
shtare. Brenda kësaj hapë-
sire të vogël, të kap veshi
fjalë, copëza bisedash. Me-
gjithëse me njerëz të njohur,
janë disa çaste tek njeriu,
kur dëshiron të rrijë vetëm
me mendimet e tij…
Dikur, në një nga fund-
javët e verës së viteve 1960,
kam qenë në Shën Vlash. I-
shte zakon i tim eti dhe sho-
këve të tij, teologë e semi-
naristë, si Th.Popa, V. Se-
mini, V. Nushi, K.Trako, I.
Stavre, A.Kondi, M. Ekono-
mi etj., që të vinin herë pas
here, sidomos në verë, në
manastir, mbi kodrën su-
nduese, ku përpara të shtri-
het fusha e në largësi sheh
Durrësin. Zakonisht vinin
të shtunën pasdite. Krye-
nin mbrëmësoren dhe pa-
staj uleshin jashtë e disku-
tonin, kujtonin ngjarje e
shokë, e natyrisht kalohej
një mbrëmje e gëzuar. E ne-
sërmja qe edhe më intere-
sante. Vinin njerëz nga
fshatrat përreth e Durrësi
dhe kështu kisha e vogël,
mes dy godinave të mana-
stirit, mbushej plot, madje
edhe oborri përpara. Pas
meshës vazhdonin bisedat
me miqtë e ardhur…
Por… vetëm disa vite më
vonë,’më 1967, do shihnim
një dokumentar, që pasqy-
ronte shkatërrimin e kishës
së manastirit nga rinia “e
eksituar” e regjimit ateist,
të asaj kishe të vjetër, e cila
kishte luajtur një rol të
madh në zhvillimin e jetës
shoqërore të zonës.
Dhe ja, përsëri më 1991,
në një fotografi me sfond
manastirin e shkatërruar,
me shumë njerëz rreth e
qark, zhvillohej sërish Li-
turgjia Hyjnore në hapësi-
rën, ku më parë ishte kisha.
…Tani, mbi këtë kodër të
bukur, ku qiparisat e saktë-
sojnë të vërtetën e ish ki-
shës historike, po konkreti-
zohet mendimi i Kryepisko-
pit Anastas, që jo vetëm të
ringrihet manastiri, por të
ndërtohet edhe qendra ko-
mplekse kulturore e përga-
titjes së kuadrit për Kishën
tonë. Kisha dhe godinat e
manastirit janë ngritur dhe
po i jepet dora e fundit ko-
mpleksit kulturor.
Pranë meje është At Joan
Pelushi, drejtor i Shkollës,
profesor Teodori (një ndërli-
dhës i brezit të vjetër me të
sotmin) dhe Andrea… e
ndërkohë më vijnë ndër-
mend At Luka, Piteri e Fo-
tinia nga Amerika, Elekia
nga Kenia, Jorgjia nga Gre-
qia, Jorgo etj., pedagogë të
sotëm të shkollës e kujtoj:
Fillimet e arsimit fetar
orthodhoks në Shqipëri ja-
në në vitin 1930, me një
kurs tremujor për priftërinj
në Durrës. Por, po atë vit u
hap edhe seminari në Tira-
në. Drejtor i parë ishte z.
Dhimitër Përmeti e që nga
1935 dhe deri sa u mbyll,
në fund të vitit 1944, dre­
jtor ishte Dhimitër Beduli.
Pedagogë qenë Prof. S. Pa-
pakristo, I. Banushi, M. E-
konomi, J. Papailia etj. Lë-
ndët e përgjithshme zhvi-
lloheshin në Gjimnazin e
Shtetit, ndërsa ato fetare
në seminar. Fillimisht, se­
minari ishte 5 vjet, ndërsa
që nga viti 1936 u bë 8 vjet
dhe u pajis me konvikt.
Më 1938 u çel dhe semi­
nari “Jovan Banka” në
Korçë, që funksionoi ve-
tëm tre vjet. Pasi mba-
ronin mësimet, semi-
naristët aktivizoheshin
me detyra të ndryshme
në kishë. Në këtë shko-
llë u përgatit një kua-
dër i vlefshëm për Ki-
shën tonë (nga të vet-
mit seminaristë të pa-
raluftës, që punon edhe
sot në kishë, kryedhia-
kon Sotiri). Disa nga
ata u dërguan jashtë,
për studime teologjike.
Fatkeqësia ishte se se­
minari u mbyll me
ardhjen e regjimit ate­
ist. Kështu filloi shterrja e
kuadrove të Kishës, gjë të
cilën e vuajmë ne sot. *
Në vitin 1992, me ni-‘
smën e kontributin eko-
nomik të Imzot Anastasit,
shkolla u rihap, në Durrës,
në një hotel në plazh, të ma-
rrë me qera. Pedagogë ishin
Kryepiskopi, Dh. Beduli (i
cili patpfatin t’i rivihet për-
sëri mësimdhënies), T. Pa-
papavli, murgj nga Mali i
Shenjtë, si At Partheni, At
Damaskinoi, At Nikodhimi,
At Ignati… At Justini etj.,
priftërinj nga Amerika, si
At Martini dhe drejtuesi i
parë, At Ilia Ketri.
Takon administratorin,
At Vasilin e të tregon: Më-
simet në këto mjedise kanë
filluar më 1996. Sivjet në
seminar ishin 41 vetë (16
në vitin e parë, 15 në të dy-
tin e 10 në të tretin), nga
të cilët 8 janë vajza. Ata
janë nga e tërë Shqipëria
Godina e shkollës është
konceptuar si në shtrirje
dhe në lartësi përgjatë
(Vijon në faqen 4)

(Vijonnga faqja 3)
kodrës. Në pjesën e poshtme janë
dhomat e gjumit, ku mund të si-
stemohen deri 80 vetë, të kompletu-
ara me shije, me banjon e dushin
brenda, ku ngrohja e uji i nxehtë
nuk mungojnë. Energjia elektrike
(dhe uji) s’mungon, sepse me ndër-
prerjen e rrjetit futet menjëherë në
punë gjeneratori. Në anën e sipër-
me janë klasat, salla e ngrënies dhe
kuzhina, biblioteka, 4 dhomat e ko-
mpjutërve, mjediset e çlodhjes,
kisha e shkollës, të gjitha të ndër-
thurura bukur e në mënyrë funksi-
onale. Rregulli dhe pastërtia
mbretëron kudo. Meritë të veçantë
ka vetë At Vasili, që e arrin këtë
me kërkesën e rreptë të llogarisë
ndaj 18 punonjësve ndihmës.
Ky është realiteti, por fantazia të
çon edhe më tej, kur këtu do siste-
mohet e gjithë kodra përreth ma-
nastirit dhe shkollës, e do krijohen
kushte më të mira për çlodhjen e
besimtarëve, që do të vijnë me kë-
naqësi jo vetëm për të marrë pjesë
në Liturgjinë Hyjnore, por edhe për
të kaluar një fundjave të kulturuar,
duke ripërtërirë kështu traditën e
durrsakëve për të ardhur tek “guri
i shenjtë” i Shënvlashit. Po kështu,
s’do jetë e largët dita, kur do vijnë
të huajt për të parë e mësuar në një
shkollë të tillë model.
…Bie zilja, që të shkëput nga bi-
seda e vrojtimi, nga ëndrrat… e ja,
sheh të realizuara disa e ndjen se
këtu je “tamam” në shkollë. Sot
është dita e fundit e provimeve:
Në fotot:Pamje nga seminari dhe veprimtaria mësimore
lëhda e Historisë së Kishës për vitin
e parë e të tretë dhe Patrologjia për
vitih e dytë. Hyjmë në klasën e vitit
të parë. Këndohet himni “I bekuar
je Ti Perëndia ynë!” Në shkollë ç’do
aktivitet fillon me lutje ndaj Tij!
Jepet tema: “Ç’farë dini për herezitë
dhe shtatë Sinodet Ekumenike?”
Seminaristët fillojnë të shkruajnë…
Bisedojmë me profesor Papa-
pavlin. Fiet me mburrje për nxënë-
sit e tij, “të gjithë janë të interesuar
për të mësuar sa më shumë”, kanë
nivel të mirë kulturor. Por, ndër ta
ka ”të parë midis të barabartëve”,
si: Nikolla Hyka, Ana Noni e Ma-
rjeta Gorea nga viti i parë, Andon
Merdani, Irine Pantelejmoni e
Emanuel Lusha nga viti i dytë, Ilia
Kotmilo e Koço Nako nga i treti.
“Sot në shkollë nuk pranohen
nxënës pa pasur shkollë të mesme,
madje,- thekson ai,- disa prej tyre
kanë kryer edhe shkollë të lartë”
(këtë vit akademik janë 5 vetë).
Profesori e vlerëson seminarin
shumë lart, si nga niveli i më-
simdhënies, por edhe nga programi
mësimor, duke e krahasuar me atë
të paraluftës, por edhe me ato të
sotmet në vendet e tjera. Edhe pe-
dagogu Jorgo, që sapo ka mbaruar
studimet jashtë, thotë: ”Eshtë
shkollë moderne, e kohës”. Lëndët
qëjepen në seminar janë: Dogma-
tikë, Patrologji, E drejtë Kanonike,
Etikë Morale, Histori e Kishës,
Pimantikë, Dhiata e Vjetër dhe e
Re, Muzikë Bizantine, Liturgjikë,
gjuhë të huaja (anglisht, greqisht),
kompjuter (fakultative deri tani).
Në seminar i jepet rëndësi çdo
veprimi të regjimit orar, por veça-
nërisht studimit pasdite. Bibliote­
ka, që sa vjen e pasurohet me libra,
ndikon mjaft në ngritjen kulturore-
fetare. Ndërkohë, mësohet edhe
ushtrimi i detyrave fetare gjatë
meshës, mëngjesores e mbrëmëso-
res që kryhen gjithmonë.
“Më pëlqen Historia e Kishës, se
pasqyron dinamikën e zhvillimit të
fesë sonë”, thotë Sonila. ’’Dogma-
tika është e bukur ë mjaft interesa-
nte, kërkon më shumë thellim sepse
shtjellon bazat e orthodhoksisë”,
përgjigjet Irineu; “At Luka është
mjaft këmbëngulës në kërkesat” e
kështu, nisur nga preferenca veti-
ake, dalin në të njëjtin përfundim:
të gjitha duhen” dhe “shkolla jonë
përgatit kuadro të denjë për Kishën
tonë Orthodhokse”. Por mund të
themi se jo vetëm shkolla është e
veçantë, por edhe seminaristët. Ata
e vazhdojnë, se duan që jo vetëm të
njohin vetë Perëndinë dhe mësimet
e Tij, por se atë që mësojnë t’ua ja-
pin, me mendje dhe vepra, anëtarë-
ve tëKishës sonë. Atajanëjo vetëm
nxënës, por në të njejtën kohë edhe
mësues katekizmi, secili në qendrat
e banimit ose në grup në zonën e
Shën Vlashit, Kavajës apo Elba-
sanit, – edhe psaltë, dhiakë apo
priftërinj (sipas hirotonisë) në
kishat e vendbanimit të tyre, – akti-
vistë në organizimet e ndryshme
fetare, lokale apo kombëtare. Edhe
e veçanta tjetër, në seminar bëjnë
pjesë edhe vajzat, të cilat po krijojnë
një traditë të re tek ne, duke hyrë
në teologji. Kishte shumë kërkesa,
ashtu si edhe pengesa, të tëra ni­
sur nga mendësia, por Kryepiskopi
Anastas i dha rrugëzgjidhjen:
vajzat të vazhdojnë seminarin,
sepse i duhen teologe Kishës sonë
dhe ato do punojnë shumë mirë me
fëmijët e gratë besimtare.
Siç e thamë, kjo është qendër ku-
Iturore, pra jo vetëm shkollë. Ve-
tëm këtë vit, këtu janë zhvilluar 4
seminare disaditore në rang ko-
mbëtar, si ai i klerikëve, i rinisë, i
edukatoreve të kopshteve dhe i pri-
ftëreshave, me rreth 100 pjesëma-
rrës në secilin. Në verë këtu orga-
nizohen kampingje, si p.sh. këtë
verë për të rejat. Nuk do të jetë e
largët dita kur këtu do organizo-
hen edhe takime ndërkombëtare.
Eshtë një kompleks që të nderon.
Dhe kjo mrekulli nuk do të arri-
hej po të mos ishte Kryepiskopi
Anastas me projektet dhe kontri-
butin e tij të pavlerësueshëm. Le të
flasim pak me gjuhën e shifrave:
Ekonomisti i seminarit, Mihali na
shpjegon, se mesatarisht në muaj,
vetëm shpenzimet për ushqim e
shërbim janë rreth 0,8 milion lekë,
ndërsa për lëndë djegëse, ngrohje e
gatim rreth 0,5 milion lekë, pa llo-
garitur mirëmbajtjen etj. Seminari-
stët ndihmohen edhe nga ana eko-
nomike, madje atyre që janë të ma-
rtuar u jepet një pagesë, sipas
përbërjes familjare.
Deri tani, për ndërtimin e këtij
kompleksi janë shpenzuar mbi 230
milion lekë (pa pajisjet). U krye një
vëllim i madh pune: si gërmime
dheu rreth 2000 m3, sipërfaqe të
ndërtuar afro 3000 m2 etj.
Mendoja ta mbyllja me një inte-
rvistë me At Joanin, për të ardh-
men e shkollës, por s’ishte nevoja
për atë. “Kryepiskopi Anastas i ka
bërë më se të qarta disa nga proje­
ktet e qendrës së Shën Vlashit”,
thotë ai. Dhe, mendimet e tij shfa-
qen në pushimin mbas provimit,
kur seminaristët edhe ne ,të ulur
në mjedisin e bukur të katit të parë,
diskutojmë se si të bëhet më mirë
përgatitja e kuadrit dhe puna për
Kishën. Planet janë të qarta dhe të
bazuara në mundësitë reale.
Duke i ngacmuar seminaristët
për larminë e problemeve të Kishës,
vë re një konceptim të mirë nga ana
e tyre të gjëndjes e objektivave dhe
me kënaqësinë e besimtarit gjykon,
se me këtë përgatitje serioze të tyre,
nesër do të kemi nëpër komunitetet
tona orthodhokse, përçues të mirë
të mësimeve të Krishtit. “Tani për
tani do punoj në Gjirokastër, thotë
Dionisi, përderisa të ngrihet kisha
në Prongji”. “Në zonën e Frakullës
meshon tani vetëm një prift. Kur të
mbaroj, do Perëndia, thotë Nikua,
shtohen edhe të tjerë”. “Kristua,
merr përsipër mësimet e katekizmit
në zonën që nga Këlcyra e deri në
Memaliaj”. Edhe Aleksandri nga
Lukova, Viktori nga Shpati apo Ko-
çua nga fshatrat e Korçës, shqetë-
sohen sesi të ndikojnë më shumë në
rimëkëmbjen e kulturës fetare në
krahinat e tyre. Të gjithë alendero-
jnë Kryepiskopin për kushtet e
krijuara, për kujdesin e tij të va-
zhdueshëm për çdo gjë, por sidomos
në kualifikimin e kuadrit fetar.
Largohemi andej, duke uruar:
“Me emrin e Perëndisë, le të lulëzojë
Akademia Teologjike, e të nxjerrë
sa më shumë kuadro të zotë për Ki-
shën tonë Orthodhokse Autoqefale”.
Kristofor Beduli