Një dhuratë e Kishës
për qytetin e Elbasanit
– Nisi nga puna kopshti i fëmijëve “Shën Nikolla” –
MISHER1MIMë 2 dhjetor u krye
Ajazmoja (Shërbesa e Bekimit
të Ujit), e kopshtit më të ri të
ngritur nga Kisha jonë, atij të
Elbasanit. Ngritja e tij u bë
realitet në sajë të kujdesit të
drejtpërdrejtë atëror të Fortlu-
mturisë së Tij Anastasit dhe
me një punë të kujdesshme
përgatitore nga ana e sektorit
të kopshteve, pranë Kryepisko-
patës. Kjo është një dhuratë
domethënëse për këtë qytet me
probleme të mprehta sociale
dhe synon të ndihmojë familjet
me prindër që punqjnë. Gjitha
shtu, fëmijët janë pranuar pa
asnjë dallim, përsa i përket
fesë.
Kopshti është vendosur në
katin e parë të Kishës së re të
Shën Nikollës. Fillimisht, ai
pret 50 fëmijë me moshë 3 – 6
vjeç, për të cilët kujdesen dy
edukatore dhe një ndihmëse,
të gjitha me arsimin përkatës,
si dhe një kuzhiniere. Ai do të
funksionojë nga e hëna deri të
shtunën, ora 7.30 – 13.30.
Në fillirn, ky kopsht ishte
parashikuar të vendosej në
mjediset pranë Kishës së Shën
Marisë, në Lagjen Kala, ku do
të ngrihej edhe një qendër shë-
ndetësore, në shërbim të gjithë
banorëve të Elbasanit. Por
godina vazhdon të jetë e oku-
puar përdhunshëm, megjithë-
se Kisha jonë i ka fituar të
gjitha shkallët e gjykimit për
pronësinë mbi të. Për më tepër,
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë ka investuar aty
mbi 100 mijë dollarë (sepse
ndërtesa ishte në gjendje të
rrënuar), për ta bërë të për-
shtatshme për destinacionin
edukativ dhe social…
Nafsika Melo
Drejtore e kopshteve
të Kishës