“Një at dhe një vëlla,
një mësues i urtë dhe miqësor”
– Nga fjala e Z. Aldo Giordano, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të
Konferencave Episkopale Katolike të Evropës (CCEE), në ceremoninë e dorëzimit
të Çmimit prestigjioz “Pro Humanitate” Kryepiskopit të T iranës, Durrësit dhe
të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr . Anastasit –
Έ kemi pranuar me dëshirë kërkesën e
Fondacionit “Pro Europa”, për të dorëzuar
Çmimin “Pro Humanitate” të vitit 2001, në
Përfundim të Konferencës sonë… Ky gëzim
vjen veçanërisht nga fakti, që kjo njohje i shkon
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, të
Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, që të gjithë
ne e konsiderojmë si një at dhe një vëlla, një
mësues të urtë dhe miqësor.
Kjo njohje është, para së gjithash, një akt
lavdërimi ndaj Perëndisë. Eshtë Ai burimi i të
mirës që do të realizohet mbi këtë tokë; është
Ai që na thërret në shërbim të Mbretërisë së
Tij dhe na jep Hirin për të realizuar detyrën që
na është besuar.
Së dyti, ky çmim i jepet Shqipërisë. Eshtë
një njohje e punës ekumenike që përpiqen ta
çojnë përpara anëtarët e kishave. Eshtë
shprehje e mirënjohjes për bashkëpunimin
ndërfetar të veçantë me vëllezërit tanë
myslimanë… Eshtë gjithashtu edhe rasti për
të siguruar vendin tuaj, për solidaritetin e të
gjitha vendeve të tjera të Evropës, për një të
ardhme paqeje dhe për ndërtimin e një shoqërie
të bazuar mbi të drejtën.
Përveç këtyre, si sekretar i CCEE, më
duhet të them që çmimi është dhënë gjithashtu
për gjithë miqtë e Konferencës Evropiane të
Kishave. Prej shumë vitesh, Imzot Anastas, Ju
jeni protagonist i të gjitha “aventurave” të
mëdha të çuara përpara nga KEK, në shërbim
të pajtimit në Evropë.
Ne Ju jemi shumë mirënjohës për
dëshminë e bindjes së lirë ndaj asaj çka
Perëndia kishte qëllim për ju. Shqipëria jetoi
faqe të vështira dhe të dhimbshme të
historisë. Kishat ishin të persekutuara dhe
të shtypura; Ju luajtët një rol themelor për
rikonstruksionin e Kishës orthodhokse të
vendit.
Më pëlqen të nënvizoj që, në këtë
përpjekje, ju keni besuar veçanërisht tek të
rinjtë: Ju i keni afruar si protagonistë, ju keni
kërkuar të përgatiten për një prani të
kualifikuar në Kishë dhe në shoqëri dhe keni
qenë një At për ta.
Njëkohësisht, ne ju shohim si protagonist
Fortlumturi, në procesin e bashkëpunimit dhe
pajtimit midis kishave të ndryshme
orthodhokse: Ju besoni që e shkuara dhe
traditat tona nuk janë një pengesë e
pakalueshme për një rifillim të ri dhe një
histori të re vëllazërimi. Kujtoj me gëzim
ndërhyrjen tuaj në Asamblenë e tretë të
Këshillit Botëror të Kishave, në Harare, në
dhjetor 1998, në një çast delikat për
marrëdhëniet ekumenike, veçanërisht midis
Lindjes dhe Perëndimit të Evropës. Edhe në
takimin ekumenik evropian, të para pak
kohësh në Strasburg, në fillim të këtij
mijëvjeçari, ne ju pamë, në kishën protestante
të Shën Thomait, përpara nënshkrimit të
Kartës Ekumenike, kur na ftonit që të
rizbulojmë rrënjët e Ungjillit dhe të hapemi
për tërëbotën…
Faleminderit Fortlumturi!”