EmailFacebookKontakt

Një botim i ri për Voskopojën

Një botim i ri për Voskopojën
Në kuadrin e organizimit të veprimtarive
shkencore – kulturore “Ditët e trashëgimisë ku-
Iturore evropiane”, që këtë vit u caktua qyteti
mesjetar i Voskopojës, u vu në qarkullim një bo­
tim i ri me titull “Voskopoja dhe monumentet e
saj” me autor historianin e vjetër Stilian
Adhami.
Libri është rezultat i studimeve dhjetë-
ravjeçare të autorit dhe përmban të hollësishme
historinë e Voskopojës, që nga themelimi e deri
më sot. Në libër më gjerë trajtohen shekujt 17
dhe 18-të, të lulëzimit të kësaj qendre. Pikërisht
në atë periudhë u ngritën në atë qytet mbi 20
kisha, prej të cilave kemi trashëguar deri në
ditët tona 5 bazilika madhështore, që dallohen
për përmasat dhe pajisjeil e tyre në tërë
Ballkanin, si edhe një manastir me kishën
përkatëse. Në këto institucione fetare, që ruhen
si monumente nga shteti, kanë derdhur
krijimtarinë e tyre artistike piktorë të shquar,
si David Selenica, Kostandin e Thanas Zografi,
Jeromonaku Kostandin etj.
Në libër, përveç analizimit të këtyre
monumenteve nga ana artistike – arki-
tektonike dhe historike, janë vënë në pah dhe
mbi 90 figura voskopojare të shquara apo që
kanë vepruar në Voskopojë, ndër të cilët edhe
një numër klerikësh me të dhëna biografike.
Libri është ilustruar me mbi 80 fotografi e
skica, si dhe-është pajisur me një bibliografi të
gjerë me rreth 300 burime arkivore e
bibliografike.