Nisi punimet Asambleja e 9-të
e Këshillit Botëror të Kishave (WCC)
Perëndi, me hirin tënd,
Ώκ® transformo botën”
World Council of Churches
9th Asiembly
14 -23 February 2006
Porto Alegre, Brazil – Kryepiskopi Anastas, një ndër protagonistët –
Nga 14-23 shkurt, në Porto Ale
gre në Brazil, po zhvillon punimet
Asambleja e Këshillit Botëror të
Kishave (WCC). Tema e saj është
“Perëndi, me hirin tënd, transformo
botën”. Ajo do të jetë një rast për
takim, reflektim shpirtëror, cele-
brime e vendimarrje për të krishte-
rë nga e gjithë bota. Veprimtaria
zhvillohet në këtë vend pas ftesës
së Këshillit kombëtar të kishave
braziliane dhe do të mbahet në
qendrën e konferencave të Uni
versitetit potifikal të Rio Grande do
Sul.
Asambleja është organi më i
lartë legjislativ i Këshillit Botëror
të Kishave dhe mblidhet çdo 7 vjet.
Qëllimi i saj është të shqyrtojë pro-
gramet e ndërmarra nga WCC dhe
të përcaktojë orientimet kryesore,
si dhe të zgjedhë presidentin dhe
të emërojë një komitet qendror, që
vepron si organi kryesor midis dy
asambleve. Më shumë se 700 dele-
gatë dhe këshilltarë, në përfaqësi
të 340 kishave anëtare të WCC,
do të punojnë së bashku në kuadrin
e një programi që përfshin veprim-
tari shpirtërore, studimin biblik,
seancat plenare tematike, mble-
dhjet për informim-debat dhe ko-
mitetet.
Paralelisht me punimet e komi-
teteve dhe seancat administrative,
ku marrrin pjesë delegatët zyrtarë,
asambleja krijon mundës-i edhe për
një jetë dhe veprimtari të përba-
shkët të të gjithë pjesëmarrësve.
Një nga pikat më të forta të pro-
gramit është pjesëmarrja në “Mu-
tirao”, fjalë portugeze që përfshin
mbledhjen, celebrimin dhe reflekti-
min. Ndaj WCC prashikon mjaft
hapësirë për një numër të madh
kishash, organizatash dhe grupesh
ekumenike, të ardhura nga e gjithë
bota. Programi i përditshëm do
përfshijë prezantime, ekspozime
dhe diskutime, të hapura për të
gjithë pjesëmarrësit. Një tjetër pikë
qendrore do të jenë veprimtaritë
kulturore të përbashkëta.
Programi i Asamblesë do të jetë
i pasur dhe i larmishëm. Ai do të
përbëhet nga shumë elementë të
ndërthurur me njëri-tjetrin. Orga-
nizatorët presin që ajo të shënojë
hyrjen në një fazë të re dhe që do
të jetë burim frymëzimi dhe ene-
rgjie si për WCC ashtu edhe për
lëvizjen ekumenike.