Nis viti i ri shkollor në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”
“Të jeni të nxehtë në frymë duke punuar për Zotin”
Nisi viti i ri shkollor 2005-2006 në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash të Durrësit. Në datën 3 tetor, ditën e parë të vitit të ri akademik u mblodh komuniteti i pedagogëve dhe studentëve të Akademisë për të bërë shërbesën e Bekimit të ujit, e cila kryhet tradicionalisht në fi- llim të çdo viti shkollor. Kjo shër- besë u krye nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas dhe Drejtori i Akademisë, Episkop Ilia Ketri
Më parë studentët dhe pedago- gët i kishin bërë një pritje të veça- ntë Kryepiskopit në hollin e Aka- demisë, duke e shoqëruar me him- ne kishtare për në kishën e shko- llës, ku dhe u krye shërbesa e Ajaz- mës.
Në praninë e të gjithë studentë- ve, pedagogëve dhe stafit drejtues të shkollës Kryepiskopi Anastas dha mesazhin e forcimit dhe kon- solidimit të këtij institucioni shu- më të rëndësishëm për Kishën tonë.
“Ju keni bërë një zgjidhje të drejtë dhe nëse në një çast do të qëndroni në heshtje përballë vetë ikonës së Zotit, ndoshta do ta dë- gjoni këtë zë, sepse vetë Zoti tha: “Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve”. Askush nuk ka ardhur në këtë vend në më- nyrë rastësore. Zoti ju ka folur në mënyrë të veçantë dhe në mënyrë të heshtur ju ka dhënë një 1 loj drej- timi në jetën tuaj”, – tha në fillim të fjalës së tij Kryepiskopi Anastas.
Më tej, Kryepiskopi kërkoi nga studentët të vlerësojnë kushtet dhe rastin që Perëndia iu jep që hiri i Tij të lulëzojë dhe të japë fryte. “Në Akademinë Teologjike është bërë një përpjekje shumë e madhe për kushte sa më të mira në mënyrë që t’i ndihmojë studentët për të arritur rezultate sa më larta. Këtu kushtet i keni shumë të mira dhe nuk keni lodhjen e madhe për të bërë rrugëtime siç bëjnë studentët në vende të tjera. Ky është një rast që ju jepet dhe përpiquni që ta për- domi në një mënyrë sa më të drejtë. Këtë hir të madh që Perëndia ju jep, që të studioni, mos e lini të bjerë në të kot”.
Kryepiskopi Anastas gjithashtu theksoi : “Është një rast që zemrat tuaja të çelen, të hapen që t’ i ndriço- jë dhe t’i shenjtërojë dhe që Shpirti i Shenjtë do t’i shndërrojë. Bëni një përpjekje dhe një kujdes të veçan- të. Duhet të kërkojmë hirin e Zotit që ta përdorim sa më mirë këtë rast që na jepet. Ne duhet të jetojmë në Krishtin. Pa hirin e Tij çdo gjë është e dobët dhe e varfër në vetve- te. Nëse Ai e do, le t’i jepemi Atij me të gjithë qenien tonë”.
Në fund të fjalës së tij, Kryepiskopi Anastas tha: “Uroj me gjithë zemrër që ky vit akademik të jetë një vit krijues, që ju të përdorni drejt rastet që Perëndia ju fal: për një studim serioz, rast për të bërë
një jetë shpirtërore akoma më të thellë, rast për të krijuar një familje të madhe të përbashkët, ku mbizo- tëron dashuria dhe respektimi i ndërsjelltë. Unë jam i sigurt që hiri
i Perëndisë do të mbushë të gjitha ato boshllëqe që ne ende kemi dhe të na japë të gjithëve dritën dhe shkëlqimin e Shpirtit të Shenjtë”.
Këtë vit shkollor, sipas drejtorit të Akademisë, Imzot Ilia Ketri do të vazhdojë të pasurohet edhe më tej cilësia e mësimdhënies në më- nyrë që studentët të marrin një for- mim të mirëfilltë teologjik. Gjithashtu edhe këtë vit pritet të vijnë
pedagogë nga Greqia, Franca dhe SHBA për të dhënë leksione në akademi. Në të njëjtën kohë do të funksionojë edhe biblioteka, në mënyrë që studentët të thellojnë
njohuritë në fusha të ndryshme. Studentët do të kenë mundësi të marrin njohuri të reja edhe në dy lëndë të tjera: Psikologji dhe Ko- munikim-informatikë. “Nga pikë- pamja shpirtërore ne do të vazhdo- jmë përjetimet e shërbesave në adhurimin e Zotit çdo ditë, duke forcuar kështu jetën spirituale të studentëve”, – tha për gazetën Imzot Ilia.
Historia e kësaj shkollë nis më 7 shkurt 1992, kur Kryepiskopi Anastas hapi një seminar teologjik, që do të trajnonte të rinj dhe besim- tarë vullnetarë për të mësuar shër- besat kishtare, duke i përgatitur që të shërbejnë në kisha, duke i dorë- zuar dalëngadalë ata në klerikë. Kla- sa e parë me 45 studentë filloi stu- dimet në një hotel, në plazhin e Du- rrësit, në kushte të vështira, me mu- ngesa të ujit, energjisë e ngrohjes.
Në vitin 1996, shkolla u zhve- ndos në një kompleks modern ndër- tesash të reja pranë Manastirit të Shën Vlashit, në fshatin me të njëjtin emër, në Durrës.
Kryepiskopi Anastas e zgjeroi fokusin e shkollës nga një seminar i drejtuar vetëm për përgatitjen e klerit, në një Akademi Teologjike për djem dhe vajza. Në vitin 1997 filluan të përgatiten dhe të studio- jnë edhe vajza që do të shërbenin në veprimtaritë e ndryshme të Ki- shës. Deri tani në Akademinë Teologjike janë diplomuar rreth 200 studentë. Nga këta të diplomuar 130 prej tyre janë bërë klerikë dhe shumë të tjerë shërbejnë në aktivitete të ndryshme të Kishës.
Qëllimi i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” është të sigurojë formimin shpirtëror dhe akademik të klerit të ri dhe besim- tarëve shqiptarë nëpërmjet studi- meve teologjike, përjetimit litur-
gjik dhe jetës në komunitet.
Isidor Koti