Nis turi i ekspozitës “Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine
në Shqipëri”, ndalesa e parë në Korçë
Pas suksesit që pati çelja për herë të parë në kryeqytet e ekspo- zitës “Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri”, nisi cikli i hapjes së saj në qytetet kryesore të vendit, për të njohur publikun e gjerë me këto thesare.
Më 7 janar, në Korçë, u bë çelja e ekspozitës në mjediset e Qendrës Kulturore “Vangjush Miho”. Ajo u organizua nga Mitropolia e Hirshme e Korçës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë-Departamenti i Histo- risë, i Universitetit të Tiranës, Bashkia dhe Prefektura e Qarkut, Korçë. Mbikëqyrja shkencore e kësaj ve- primtarie u krye nga Andrea Rë- mbeci dhe Sokol Cunga.
Të pranishëm në hapjen e saj ishin Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, prof. dr. Nevila Nika, Drejtore e Drejtorisë së Përgjith- shme të Arkivave, prof. dr. Valentina Duka, zv/dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, z. Andrea Mano, prefekt i qarkut Korçë, z. Sotiraq Filo, nënkryetar i bashkisë, përfaqësues të komuniteteve feta- re, përfaqësues të pushtetit vendor, historianë, intelektualë të njohur, klerikë etj.
E para i përshëndeti të pranish- mit drejtorja e Arkivit, Nevila Nika, e cila e cilësoi këtë ekspozitë si dritare njohjeje me paraardhësit ta- në. Sipas saj, “Pafundësia e materi- aleve dokumentare që flasin për Korçën, ku renditen edhe kodikët e Mitropolisë së Korçës, janë një pa- suri kulturore që mbërrin tek ne brez pas brezi. Këta libra janë dëshmi e gjallë e nivelit arsimor dhe kulturor të paraardhësve, dikur e përdorur në çdo ditë të jetës së tyre. Le t’i soditim, t’i çmojmë dhe le t’ua lëmë me respekt trashëgimi pasardhësve ta- në, ashtu siç i morëm nga paraardhësit”.
Në vijim, fjalën përshëndetëse e mbajti zv/dekanja e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, Valentina Duka, e cila theksoi rëndësinë që kishte çe- lja e një ekspozite të tillë në Korçë.
Ndër të tjera ajo shtoi: “Kjo ekspo- zitë shfaq vlerën e jashtëzakon- shme që mbartin këto dëshmi shu- mëshekullore për historinë e po- pullit tonë, që nga perandorët e parë bizantinë e deri te patriarkët e fuqishëm që ushtronin veprim- tarinë e tyre brenda Perandorisë Osmane; çel një dritare njohjeje me të shkuarën kulturore të trevave mesjetare të Shqipërisë dhe depo- ziton një dëshmi shumë të vyer për kontributin dhe rolin aktiv të Shqipërisë në zhvillimin kulturor”.
Më pas të pranishmit i përshë- ndeti Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, i cili ndër të tjera the- ksoi: “Një ekspozitë mbi historinë e së kaluarës bëhet si në funksion të së tashmes, ashtu edhe në atë të së ardhmes, sepse vetëm duke u njohur mirë me të kaluarën ne mund të kuptojmë të tashmen dhe mund të ndërtojmë të ardhmen… Studimi i këtyre dorëshkrimeve, ashtu si i çdo aspekti të historisë, duhet të paraqesë realitetin ashtu siç është, me tërë bukurinë, madhë- shtinë dhe dobësitë që ato mund të kenë…Kam përshtypjen që shpesh- herë, kur flitet rreth këtyre dorë- shkrimeve nuk është dhënë një informacion i plotë… Është folur shumë pak për autorët, qofshin edhe anonimë, akoma edhe më pak për frymën që i frymëzonte ata si edhe për ambientin fetaro-kulturor ku ata jetonin. Kisha Orthodhokse, e cila ishte krijuesja e këtyre, për arsye të ndryshme, përmendet fare pak ose aspak, duke lënë pothuajse në hije… Jam i gëzuar, sepse kohët
e fundit shihet një qasje më realiste dhe më shkencore ndaj tyre”.
Fjala e përshëndetjes së radhës iu dha Prefektit të Korçës, z. Andrea Mano, i cili i përshëndeti të pranish- mit duke nënvizuar se “për publi- kun e gjerë ekspozita e dorëshkri- meve bizantine dhe pasbizantine është një pjesë e asaj vetëdije të prekshme të shqiptarëve që na bën të ndihemi krenarë për të shkua- rën. Korçarët, në veçanti, me plot të drejtë mund të krenohen për ko- ntributin që kanë dhënë paraar- dhësit e tyre në zhvillimin shoqëror, kulturor dhe historik të Shqipërisë”.
Në emër të Kryetarit të Bashki- së së Korçës, z. Niko Peleshit, çel- jen e ekspozitës e përshëndeti nën- kryetari i bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, i cili shprehu rëndësinë e kësaj veprimtarie kushtuar vlera- ve të besimit dhe dijes. Ai shtoi: “Si enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë, kodikët e Shqipërisë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit në trevat tona dhe mbaj- në vulën e hapësirës, ku kanë jetuar shqiptarët dhe të parët e tyre…. Kë- ta libra të vjetër, ofrojnë një model të rrugës, nëpër të cilën eci Krishte- rimi në vendin tonë dhe tregojnë sesi u transmetua besimi dhe dija nga njëra gjeneratë në tjetrën. Roli i Kishës Orthodhokse në Shqipëri për këtë proces është i pazëvendë- sueshëm”.
Më pas, të pranishmit vizituan ekspozitën, e cila do të qëndrojë e hapur për të gjithë ata që duan ta vizitojnë deri më 15 janar.
Në të u paraqitën në panele fo- tografike 54 kodikë, që i përkasin periudhës historike nga shek. VI deri në shek. XVIII. Ndër to spikat- nin dhe dy kodikët e njohur, Berati- nus Purpureus 1 dhe Beratinus Purpureus 2, pjesë të Regjistrit të Kujtesës Botërore të UNESKO-s, të cilët shoqëroheshin edhe nga maketet e faksimilet e tyre.
Pasditen e kësaj dite, në ambie- ntet e Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës u zhvillua një takim shken- cor mbi të njëjtën temë. Në këtë takim të pranishëm ishin Rektori i Universitetit të Korçës, z. Gjergji Mero, Imzot Joani, profesorë nga vendi dhe të huaj, studiues, inte- lektualë, përfaqësues të komunite- teve fetare, të pushtetit vendor, kle- rikë dhe studentë. Gjatë zhvillimit të këtij takimi shkencor u mbajtën referate të ndryshme, që hodhën dritë mbi një pjesë të vyer të histo- risë dhe traditës së pasur kulturore të krishterë në vendin tonë, kon- kretisht me historinë dhe traditën e dorëshkrimeve bizantine dhe pas- bizantine, vlerën e tyre shumëdi- mensionale si burime historike dhe veçantitë artistike që ato mbartin.
Veprimtari të kësaj natyre kanë për qëllim njohjen e studiuesve dhe të publikut të gjerë me një pjesë të vyer të historisë dhe traditës së pa- sur kulturore në vendin tonë, e cila është krijuar, kultivuar dhe sjellë përgjatë shekujve nga të krishterët orthodhoksë dhe që sot ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit.