I barabartë me oshënarët e lashtë përsa i përket përulësisë, pafajshmërisë fëminore, mirësisë, durimit, kreshmës, lutjes së pandalur dhe pulsit liturgjik të lodhshëm. U shpall shenjt në vitin 1992. Lindi më 1851, në ishullin Naxos, në detin Egje, nga prindër shpresëtarë të pasur. 14 vjeç ngeli jetim dhe shkoi në Athinë me nënën e tij, e cila e martoi kur ishte 17 vjeç me Elenin, por ngeli i ve gjatë lindjes së djalit të tij. Murg tashmë, u hirotonis dhjak më 28.7.1879 dhe prift në vitin 1884. Kryesisht meshonte në një kishë të largët të Athinës, me grigjë vetëm tetë familje! Meshonte dhe në kishëza larg qendrave të banimit ku shumë herë psallt ishte letrari i famshëm Aleksandër Papadiamanti, i cili e lavdëron në shkrimet e tij. Meshonte i “çmaterializuar” për gjysmë shekulli, përditë, madje edhe në Kreshmën e Madhe – nuk u sëmur asnjëherë! Një herë që i mungoi buka e meshës, gjeti një në Tryezën e Shenjtë. Mëngjesorja dhe Liturgjia zgjasnin shtatë orë (!) pasi proskomidhia zgjaste dy orë: Përkujtonte vite të tëra emrat që i jepnin besimtarët – ishin “fajdet” e tij thoshte – për të cilat pranonte me të njëjtën predispozitë nga sasira të vogla deri në sasira shumë të mëdha. Por, i shpërndante menjëherë tek nevojtarët, prandaj atë e mirëprisnin të tjerët. Konsiderohej bekim i madh futja e tij në shtëpi ose në karrocë dhe prania e tij shkaktonte ndjenjë respekti megjithëse ishte i shkujdesur, gagaç, i pashkolluar; nuk dinte as kush ishte kryeministër. Bënte agripni shumorëshe, celebronte nëpër pallate aristokratësh dhe kasolle, rrëfente me urtësi. Shenjtorët dhe engjëjt bashkëbisedonin me të dhe bënin bamirësi për të dhe për ata që dëshironte ai; tejshikonte ngjarje, mëkate; profetizonte; gabimisht meshoi dhe piu verë me helm, duke mos pësuar gjë; “fluturonte” (lëvizte në mënyrë të mistershme) dhe duke meshuar ecte në ajër; disa që nuk e respektonin u dënuan dhe u korrigjuan; netëve, por edhe gjatë kohës tjetër i ndriçonte një dritë; shëronte dhe kafshët; gjatë një rrebeshi nuk u lag; e pa në ëndërr një grua e cila pati dobi shpirtërore nga kjo ëndërr – ai e dinte ëndrrën. Në një ditë zyrtare të kishës epitropët i thanë tri herë që të meshonte diku tjetër dhe të tri herët e kthyen mbrapsht kërkesën e tyre. “Gjyshi” gjithmonë përgjigjej “Me kënaqësi”. Fjeti në vitin 1932 dhe u varros nga kryepiskopi, i papritur, vetëm pas tri ditësh, për shkak se erdhi gjithë qyteti i Athinës për ta nderuar. Pas njëzet vjetësh, kur u zhvarrosën eshtrat e tij, ato lëshuan aromë. Bashkoi çifte, shëroi dhe bënte mrekulli edhe pas vdekjes.