EmailFacebookKontakt

Nikolla, biri onufrit dhe jo i onufër qipriotit

– Debat shkencor për ikonografinë-

Nga Mustafa Arapi
piktor, restaurator

Artikulli merr shkas nga shkri- mi i z. Hasan Nallbani: “Pikturat mesjetare dhe piktorët në kishat e kalasë së qytetit të Beratit”, e kum- tuar në simpoziumin “2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri ”, organizuar në Tiranë nga Kisha Or- thodhokse Autoqefale e Shqipëri- së”, në vitin 2000. Ai kapërqëllim:

Nëpërmjet të dhënave të reja të kundërshtojë argumentet se Nikolla Onufri është bir i Onufër Qipriotit dhe jo i Onufrit, mjeshtrit të madh. Krahas argumenteve që do të pa- raqes, sigurisht që do të sjell të dhëna të reja për ikonografin Onufër Qiprioti.

në afresket e kishës “Shën Mari Vllaherna” në Berat dhe tjetrën mbrapa një ikone… Për këtë stu- diuesi Theofan Popa shkruan:

“Në verën e vitit 1956, ekspe- dita e Institutit të Shkencave, zbu- loi në Berat (në kishën shumë të moçme të Shën Marisë Vllaherna) një mbishkrim që na bën të njohim Nikollën si bir të Onufrit me këto fjalë, “… dhe piktori Nikolla, bir i Onufrit, viti 1578”. Me këtë rast piktori Nikolla për herë të parë ide- ntifikohet si bir i Onufrit” (Th. Popa, “Piktorët mesjetarë shqiptarë”).

Për mbishkrimin e dytë: “Në verën e vitit 1960, na u dha rasti të deshifrojmë në Berat, në kishën e Vllahernës, mbrapa një ikone të Shën Marisë, një mbishkrim auto- graf të Nikollës me nënshkrimin e

tij:… Nikolla i Onufrit. Pranë nën- shkrimit, Nikolla kishte vizatuar edhe një skicë shenjtori”. (Th. Popa, “Onufri, ikonograf i shquar shqiptar”).

Në lidhje me këtë çështje, në artikullin tim të botuar më parë në revistën “Monumentet” viti 2004, kam deklaruar se sipas një shkrimi të botuar në guidën “Byzantine Museum Holy See of Paphos) 1987 Kochlias Publications Nikosia, se: “Më 1571, kur Qiproja pushtohet nga turqit, shumë prej ikonografë- ve vendas si, Joan Qiprioti ose Onu- fër Qiprioti, largohen nga vendi dhe vendosen në Venedik apo në vende të tjera, ku shtypja ishte më e pakët”. Në këtë vit, mundet të ke- të qenë një piktor i ri rreth të njëze- tave, i paformuar dhe i panjohur

në Qipro. Sipas një korrespondence me shkrim që kam pasur me Departamentin e Antikitetit të Niko- sias, si dhe me studiues të kësaj fu- she, thuhet, se vepra të këtij autori nuk gjenden në Qipro. Pas largi- mit, Qiprioti mundet të jetë vendo- sur në Venecia apo në ndonjë qytet si Firence ose Siena. Pas njëzet vjetësh qëndrimi në Itali, e pikërisht në vitin 1591, ai shfaqet në kalanë e Beratit me mbishkrimin e lënë në afreskun e mureve të kishës “Shën Kolli”, të kalasë së Beratit dhe ky mundet të ketë qenë viti kur Qiprioti të jetë takuar dhe me Nikolla Onufrin dhe ky i fundit kishte pik- turuar më 1578 afresket e kishës “Shën Mari Vllaherna” në kalanë e Beratit e pikërisht 13 vjet më parë se Qiprioti të pikturonte kishën që

Siç dihet, kur flasim për sheku- llin XVI, kemi parasysh elitën e piktorëve të asaj kohe, e përbërë prej Onufrit, Nikolla Onufrit dhe Onufër Qipriotit. Që të tre kontri- buan në themelimin e Shkollës së Beratit. Autori në fjalë bën pyet- jen: “Nga vjen Qiprioti dhe çfarë tradite përfaqëson?” dhe në vazh- dim nuk jep asnjë të dhënë për pre- jardhjen e tij, si dhe vendin ku u formua si ikonograf, duke arritur në konkluzionin, se Nikolla është bir i Onufër Qipriotit.

“Jam bir i Onufrit” – Nikolla e shkruan në dy mbishkrime të lëna

përmendëm më sipër. Duke përfi-
tuar nga këto datime, si dhe ajo e
vitit 1554 (mbishkrim i fundit të
lënë prej mjeshtrit të madh Onufri,
në kishën “Shën e Premte) të fsha-
tit Valsh të rrethit të Elbasanit), del
qartë se Nikolla ka qenë duke stu-
diuar e punuar pranë Onufrit, të
atit, ndërsa Qiprioti i ardhur në
vitin 1591 në Berat, mundet të mos
ta ketë arritur mjeshtrin e madh
Onufri. Kështu që Qiprioti, nuk ka
punuar nën drejtimin e tij, por
është influencuar prej tij.
(Vijon në numrin e ardhshëm)