EmailFacebookKontakt

Ngushëllim për fjetjen e Papës Benedikti XVI

Duke marrë pjesë me gjithë zemër në hidhërimin për fjetjen në Zotin të Papës së Nderuar, Benediktit XVI, me të cilin kam pasur kënaqësinë të njihem prej shumë vitesh, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.

Ai ka qenë një personalitet i shquar, i pajisur me dhunti të mrekullueshme intelektuale dhe besim të patundur ndaj Perëndisë Triadik, me integritet, mirësjellje dhe ndjeshmëri. Një teolog i dalluar me horizont të gjerë, profesor me kontribut shkrimesh të denja për t’u studiuar; ka punuar fort për mbrojtjen e besimit, për nxitjen e mëtejshme të dëshmisë së krishterë, për dialogun ndërfetar dhe për forcimin e paqes në mbarë botën.

“Të lumur janë që tani ata të vdekur që vdesin në Zotin. Po, thotë Shpirti, që të prehen nga mundimet e tyre; dhe veprat e tyre i ndjekin pas, bashkë me ta (Zb. 14:13).”

Anastasi
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë