EmailFacebookKontakt

Ngritje në gradën Stavrofor

Në datën 18 dhjetor 2022, gjatë Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi Anastas ngriti në gradën Stavrofor atë Petro Thanasin. Atë Petroja është nga klerikët e parë të dorëzuar pas rënies së regjimit ateist, nxënës i grupit të parë të Seminarit Orthodhoks në vitin 1991. Ai ka shërbyer në Durrës dhe Kavajë.

Në fjalën e tij të falënderimit, ndër të tjera atë Petroja tha: “30 vjet më parë erdha tek ju dhe iu shpreha dëshirën për të shërbyer në kishën e Krishtit. Punova në vreshtin e Zotit me vullnet dhe vendosmëri; dashuria e thellë për Krishtin dhe Kishën tonë më shoqëruan gjatë gjithë jetës time dhe do të më shoqërojnë dhe për sa ditë jetë do të më japë Perëndia.”

Korresp. i “Ngjallja”