Nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, Zyra Koordinuese e Përkujdesjeve Ditore, me fondet e dhëna nga zyra “Shërbimi i Dashurisë” i Kishës (Diakonia Agapis), hapi në Durrës për tri ditë, në datat 29-31 maj ekspozitën e fëmijëve të Përkujdesjeve ditore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: “Ngjyra dhe Lule Fëminore”.
Në këtë ekspozitë u paraqitën punimet e fëmijëve të 12 kopshteve, nga 12 qytete të vendit. Në këto punime artistike ishte paraqitur bota fëminore e tyre. Punimet ishin realizuar me bojëra uji, pastela, tempera dhe plastelinë. Ato ishin krijime individuale, por edhe në grupe.
Ekspozitën e vizituan jo vetëm nga fëmijët dhe prindërit durrsakë, por edhe nga shumë njerëz dhe dashamirës të artit. Ata lanë vlerësimet e tyre në librin e shënimeve.
Televizionet “Teuta” dhe “Adriatik” mundësuan regjistrimin dhe transmetimin e këtij aktiviteti për telespektatorët.
Nafsika Melo, koordinatore e Përkujdesjeve ditore