EmailFacebookKontakt

Ngjitja e Zotit Jisu Krisht në Qiej

Ngjitja e Zotit Jisu Krisht në Qiej
Nga Shën Joan Gojarti

[…] Cila është festa që po kremtojmë? Madhështore është, vëllezërit e mi të shtrenjtë, është përmbi gjithë mendimet e njeriut, dhe vërtet e denjë për bujarinë e Perëndisë, i Cili është edhe autori. Pikërisht sot, Perëndia u pajtua me gjininë njerëzore; pikërisht sot, armiqësi e vjetër dhe një luftë e gja- të pushuan; pikërisht sot, u përfor- cua për ne kjo paqe e admirueshme, që kurrë nuk do ta kishim shpre- suar.[…]

[…] Në këtë ditë, Jisu Krishti la tek Ati premisat e natyrës sonë, të cilën kishte marrë. Dhe si në një arë mbuluar me të korra të pasura, marrim kallinj, thurim kurorë dhe ia dhurojmë Perëndisë, e përmes kësaj blate të parëndësishme të pa- përfillshme tërheqim bekimin e Tij mbi gjithë arën: kështu dhe Jisu Krishti, me mishin e Tij unik të cilin veshi, dhe përmes premisave të thje- shta të natyrës sonë, e bekoi mbarë gjindjen e njerëzve. […]

[…] Megjithatë, si do të shprehe- shim për këtë ne të marrët, të zhve- shur nga kuptimi dhe arsyeja, më të pandjeshëm se guri, të ligj dhe të degraduar, poshtë tërë krijesa- ve? Si do ta paraqes mendimin tim? Natyra jonë që u robërua dhe ra poshtë gjithë qenieve, nga vesi i arsyes dhe i ndjenjës, u lartësua sot mbi të gjithë. Engjëjt dhe krye- engjëjt kanë parë sot atë që do dë- shironin të shihnin prej kohësh: natyrën tonë ulur mbi fronin e Mbre- tit sovran, që shkëlqen nga lavdia dhe feks me bukuri të pavdekshme. Atje, atje është mrekullia pas së ci- lës engjëjt dhe kryeengjëjt psherëti- nin prej shumë shekujsh. Tani gë- zohen me lartësimin tonë, ata që ishin të hidhëruar më parë me dë- nimin tonë […]

[…] Ja përse engjëjt shfaqen, edhe kur Jisu Krishti vjen në botë, edhe kur Ai ngjallet, dhe sot që ngji- tet në qiell: dy burra, thotë Ungjilli, u shfaqën të veshur me të bardha, që lajmëronin gëzimin e tyre për- mes bardhësisë së veshjeve të tyre, u thanë apostujve: O burra Galile- as, pse rrini e vështroni në qiell? Ky, Jisui që u ngjit që prej jush

në qiell, do të vijë kështu, siç e patë atë duke shkuar në qiell (Vep. 1.10-11).

[…] Përse i thonë këto fjalë? Mos ndoshta dishepujt nuk kishin sy? Mos ndoshta nuk shikonin asgjë nga ajo që po ndodhte? Ungjillori nuk thotë që ata e panë të ngjitej në qiell. Përse engjëjt vijnë t’u tho- në se Ai u ngjit në qiell? Për dy ar- sye: e para, pasi dishepujt ishin vazh- dimisht të pikëlluar kur mendonin se do të ndaheshin nga Jisui. Asnjë nga ju, u thotë Biri i Perëndisë në Ungjill, asnjë nga ju s’më pyet: Ku shkon? Po sepse jua fola ju- ve këto, hidhërimi mbushi zemrën tuaj (Jn. 16.5-6). Kur ndahemi ne nga miqtë dhe nga prindërit tanë me shumë vështirësi, aq më tepër, dishepujt që panë Shpëtimtarin e tyre, një Atë të butë dhe të dhemb- shur, një Mësues plot kujdes dhe mirësi, si nuk do të hidhëroheshin kur të ndaheshin? Si nuk do të

ndienin dhimbje të thellë? Engjëjt u shfaqën për t’i ngushëlluar nga ndarja e dhimbshme, nga shpresa e një kthimi të këndshëm: Ky Jisu, thonë ata, që po ju lë u ngjit në qiell, do të vijë sikurse dhe u ngjit. Ju hidhëroheni se Ai u ngjit në qiell, por mos u hidhëroni më, përderisa Ai do të vijë. Kur Eliseu shikonte mësuesin e tij të braktiste tokën, grisi rrobat e tij, sepse, pa dyshim, askush nuk erdhi t’i thoshte se Ilia do të kthehej; pra që dishe- pujt e Jisuit të mos hidhëroheshin, si në rastin e Ilias, engjëj erdhën t’i ngushëllonin ata. Kjo ishte arsyeja e parë për të cilën engjëjt u shfa- qën. Arsyeja e dytë janë fjalët: Ky Jisu që u ngjit në qiell. Le ta shpje- gojmë pak këtë arsye. Ai u ngjit në qiell, dhe meqë distanca ishte e pafundme, shikimi i tyre nuk arrinte të shihte aq larg. Si një shqiponjë që fluturon në lartësi, Ai u ngrit edhe më lart, pastaj u zhduk nga