Dhe u ngjit në Qiejt dhe rri në të djathtë të Atit
Mbas ngjalljes, Jisui iu shfaq njerëzve për një periudhë prej dyzet ditësh. Pastaj Ai “hipi në qiejt edhe ndenji në të djathtë të Perëndisë” (Marku 16:19; shih gjithashtu Lluka 24:50 dhe Veprat 1:9-11).
Ngjitja e Jisu Krishtit është akti final i misionit tokësor të shpëtimit. Biri i Perëndisë zbriti “nga qielli” për të bërë veprën që Ati i dha për të bërë; dhe mbasi kreu gjithçka u kthye tek Ati, duke mbartur përjetësisht njerishmërinë e plagosur dhe të lavdëruar që Ai mori mbi vete (Shih p.sh. Joani 17).
Kuptimi doktrinor i ngjitjes është lavdërimi i natyrës njerëzore, bashkimi i njeriut me Perëndinë. Me të vërtetë, është depërtimi i njeriut në thellësitë hyjnore pambarim.
Tashmë ne kemi parë që “qiejt” janë në Bibël shprehje simbolike për “mbretërinë e Perëndisë” së pakrijuar, jolëndor dhe hyjnor, siç dhe e ka quajtur një nga shenjtorët e Kishës. Të thuash që Jisui “u ngrit lart në të djathtë të Perëndisë”, siç tha Petri në predikimin e parë të krishterë (Veprat 2:33), do të thotë pikërisht këtë: që njeriu u restaurua në kungimin me Perëndinë, në një bashkim që është sipas doktrinës orthodhokse, më i madh dhe më i përsosur se ai i dhënë njeriut ne krijimin e tij fillestar (Shih Efesianët 1-2).
Ngjitja – Analipsi i Zotit
Dhe u ngjit në Qiejt dhe rri në të djathtë të Atit
Mbas ngjalljes, Jisui iu shfaq njerëzve për një periudhë prej dyzet ditësh. Pastaj Ai
“hipi në qiejt edhe ndenji në të djathtë të Perëndisë” (Marku 16:19; shih gjithashtu
Lluka 24:50 dhe Veprat 1:9-11).
Ngjitja e Jisu Krishtit është akti final i misionit tokësor të shpëtimit. Biri i Perëndisë
zbriti “nga qielli” për të bërë veprën që Ati i dha për të bërë; dhe mbasi kreu gjithçka
u kthye tek Ati, duke mbartur përjetësisht njerishmërinë e plagosur dhe të lavdëruar që
Ai mori mbi vete (Shih p.sh. Joani 17).
Kuptimi doktrinor i ngjitjes është lavdërimi i natyrës njerëzore, bashkimi i njeriut me
Perëndinë. Me të vërtetë, është depërtimi i njeriut në thellësitë hyjnore pambarim.
Tashmë ne kemi parë që “qiejt” janë në Bibël shprehje simbolike për “mbretërinë
e Perëndisë” së pakrijuar, jolëndor dhe hyjnor, siç dhe e ka quajtur një nga shenjtorët e
Kishës. Të thuash që Jisui “u ngrit lart në të djathtë të Perëndisë”, siç tha Petri në
predikimin e parë të krishterë (Veprat 2:33), do të thotë pikërisht këtë: që njeriu u restaurua
në kungimin me Perëndinë, në një bashkim që është sipas doktrinës orthodhokse, më i
madh dhe më i përsosur se ai i dhënë njeriut ne krijimin e tij fillestar (Shih Efesianët 1-2).