EmailFacebookKontakt

Ngjarje themelore për ringjalljen e Orthodhoksisë në Shqipëri

Ngjaije themelore për ringjalljen e Orthodhoksisë në Shqipëri
Më 24 qershor 1992, Mitropoliti Anastas zgjidhej Kryepiskop
i Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale
Më 30 maj 1992, Këshilli i Përgjithshëm i Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë i
drejtohej me një kërkesë Tërëshenjtërisë së Tij,
Patrikut Ekumenik Vartholomeut. Në të, pasi lavdë-
rohej e vlerësohej lart puna e jashtëzakonshme e
Eksarkut Patriarkal, Mitropolitit Prof. Dr. Anastasit,
për ringritjen e Kishës sonë të shkatërruar nga dikta-
tura ateiste, theksohej, se, që Kisha t’u përgjigjej
nevojave të shumta, që të shpejtohej riorganizimi i
saj mbi baza kanonike, që të rikthehej e barabartë
në gjirin e kishave motra, ishte nevoja që të ngrihej
sa më shpejt një hierarki e aftë për të përballuar
këto detyra. Ndaj, si kisha mëmë, që kishte dhënë
autoqefalinë, i takonte Patrikanës Ekumenike të
përdorte të drejtat e detyrat e saj për plotësimin
kanonik të strukturave të Kishës sonë.
Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike dhe
Patriku Vartholome, pasi shqyrtuan këtë kërkesë,
duke pasur parasysh se nuk kishtë mbetur i gjallë
asnjë episkop me origjinë shqiptare, dhe duke ma-
rrë në konsideratë punën e shkëlqyer të Imzot
Anastasit, vendosi më 24 qershor zgjedhjen e Tij,
si Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë. Ishte kjo një fron i rehatshëm, por
duke pasur parasysh gjendjen e Kishës sonë, ishte
një kryq i rëndë, të cilin Fortlumturia e Tij e ngriti
me guxim e vetmohim dhe arriti të realizojë atë
mrekulli që jetojmë sot, të cilën vështirë se do ta
besonte kush se mund të arrihej 10 vjet më parë.
Në një dekadë Fortlumturia e Tij, Akademiku
Prof. Dr. Anastasi, mes vështirësish tepër të
mëdha, ia arriti ta rimëkëmbë nga themelet Kishën
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në këta dhjetë vjet u rikrijuan enoritë ortho­
dhokse, u ngrit AkademiaTeologjike Orthodhokse
dhe disa shkolla të tjera. Kryepiskopi ka dorëzuar
125 klerikë të rinj. Janë ndërtuar mbi 80 kisha të
reja, si dhe mjaft objekte të tjera kishtare (Kryepi-
skopata, mitropoli, klinika, kampingje për rininë
etj.), dhe janë restauruar apo riparuar rreth 200 të
tjera. Kisha ka bërë botime të ndryshme liturgjike
apo me përmbajtje fetare, nxirren gazetë, revistë
për temijë, bulletin në anglisht etj., si dhejanë hapur
punishte e studio, si për prodhimin e qirinjve,
realizimin dhe restaurimin e ikonave etj. KOASH
sot është anëtare e barabartë e familjes Orthodho­
kse, si dhe anëtare aktive e shumë organizmave
ndërkombëtare fetare etj.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe
fushës sociale, si për shëndetin, arsimin, zhvillimin
rural, kulturën dhe ekologjinë, ku mund të
përmendim Qendrën Mjekësore Diagnostike në
Tiranë dhe tri poliklinika në rrethe, Institutin e
Formimit Profesional, u ndërtuan ujësjellësa, rrugë,
ura, u riparuan disa shkolla e kopshte publike etj.
Eshtë për t’u veçuar kontributi në raste krizash
dhe sidomos gjatë krizës së Kosovës, kur u
ndihmuan mijëra të ardhur, u ngritën kampe dhe
u kontribua edhe pas rikthimit të tyre nëpër shtëpi.
Në kuadrin e këtij përvjetori, të hënën, më 24
qershor, në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, u
krye një Liturgji Hyjnore. Ajo u drejtua nga
Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Korçës Joani dhe
Kryesekretari i Sinodit, Protopresviter At Jani Tre-
bicka. Në fund, për rëndësinë e ardhjes së Imzot
Anastasit dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm
foli Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, ndërsa
Fortlumturia e Tij falënderoi për fjalët e ngrohta
dhe mori urimet e të pranishmëve.