Ngjarje historike për gjithë Komunitetin Orthodhoks të Shqipërisë
Ndreqet një padrejtësi 33-vjeçare
– Jepet trualli për të rindërtuar Kishën Katedrale të Tiranës –
Në datën 23 janar 2001,
ora 10.30, Kryetari i Këshillit të
Ministra ve, z. Ilir Meta, priti në
një takim të veçantë Kryepisko-
pin e Tiranës, Durrësit dhe të
gjithë Shqipërisë Anastasin
dhe Kryetarin e Komunitetit
Mysliman, z. Hafiz Sabri Koçi.
Në takim ishte dhe Kryetari i
Bashkisë së Tiranës, z. Rama.
Në prani edhe të korres-
pondentëve të gazetave e televi-
zioneve, Kryeministri u komu-
nikoi zyrtarisht dy kryetarëve
të komuniteteve fetare vendi-
min e Qeverisë për dhënien e
trojeve për ndërtimin e Kate-
drales Orthodhokse dhe për një
Xhami, në zonën e Qendrës së
Tiranës. “Eshtë në politikën e
Qeverisë,- theksoi Kryemini
stri,- mbështetja e komunite
teve fetare, me qëllim që ato të
realizojnë misionet e tyre fisni-
ke, për më shumë tolerancë,
mirëkuptim dhe paqe, bashkë-
punim e respekt human midis
njerëzve”. Kryeministri Meta
çmoi shumë punën që është
bërë për ringritjen e komunite
teve dhe të institucioneve fe
tare dhe theksoi angazhimin e
“Me këtë vendim ju ndreqni një padrejtësi 33-yje-
çare. Jam i sigurt, se pasi vënë drejtësinë e Perën-
disë, një periudhë e re drejtësie dhe paqeje do të vi-
jë nga Zoti për Shqipërinë dhe shqiptarët. Me këtë
vendim i japim një mesazh dhe Evropës, se në Shqi-
përi muslimanët dhe të krishterët janë së bashku”.
(Nga fjala e Kryepiskopit Anastas në takimin me Kryeministrin)
Qeverisë, për të ndihmuar dhe
lehtësuar më tej punën e tyre.
Sa më të forta të jenë institucio-
net fetare, aq më shumë do të
zgjerohet sfera e mirëkuptimit,
dialogut dhe paqes. Aq më shu-
më do t’i shohim gjërat ndry-
she, domethënë, me më shumë
dashuri, shpresë e mirëbesim.
Qeveria që unë drejtoj, synon në
vendosjen e drejtësisë deri në
fund, dhe vendosja e drejtësisë
për komunitetet fetare është
esenciale. Me këtë hap që po bë-
jmë, theksoi Kryeministri, – gë-
zojmë besimtarët muslimanë e
ortodoksë, që deri tani kanë qe-
në me shpresa të parealizuara
dhe i kontribuojmë konsolidimit
të komuniteteve fetare. Këto in-
stitucione do të jenë pronë jo ve-
tëm e besimtarëve… por e gji-
thë qytetarëve të Tiranës, pran-
daj kërkoj që projektet e tyre të
jenë me standarde të larta urba-
nistike, arkitekturore, që të
mbajnë parasysh traditën histo
rike shqiptare e të ardhmen qy-
tetaruese e moderne të Tiranës.
Pas fjalës së z. Meta, Kryeta
ri i Komunitetit Mysliman falë-
nderoi Qeverinë e Kryemini-
strin, duke i uruar jetë të gjatë
dhe u shpreh se ndërtimi i xha-
misë do t’i gëzojë gjithë besim-
tarët muslimanë, që e kanë
pritur për një kohë të gjatë..
Ndërsa Fortlumturia e Tij
Anastasi, ndërmjet të tjerave,
i tha Shkëlqesisë së Tij, se “Me
këtë vendim ju ndreqni një
padrejtësi 33-vjeçare. Jam i
sigurt, se pasi vënë drejtësinë
e Perëndisë, një periudhë e re
drejtësie dhe paqeje do të vijë
nga Zoti për Shqipërinë dhe
shqiptarët. Me këtë vendim i
japim një mesazh dhe Evropës,
se në Shqipëri muslimanët dhe
të krishterët janë së bashku”.
Në vazhdim të bisedës me
Kryeministrin, Fortlumturia e
Tij iu referua përpjekjeve dhe
punës së madhe që duhet të
bëhet, për ndërtimin e këtyre
objekteve në mënyrë sa më di-
njitoze, sepse ato do të jenë
monumente të së ardhmes.
Duke iu referuar vështirësisë
së grumbullimit të fondeve,
Kryepiskopi Anastas i tha z.
Meta, se është e nevojshme të
shihet mundësia e çlirimit të
ndërtimeve fetare nga taksat.
“Kur donatorët mësojnë se, në
katër milionë dollarë investim,
një milion do të paguhet si ta-
ksë, atëherë e kanë të vështirë
për të dhënë fonde. Rrjedhi-
misht, ekziston rreziku, që
qendra e Tiranës të bëhet me
tri gropa të mëdha; një ekzi-
stuese dhe dy të tjera që do t’i
shtohen asaj”. Edhe për restau-
rimin e objekteve të kultit, që
janë monumente kulture, si për
shembull atyre të Voskopojës,
Kryepiskopi tha se, shteti, ndo-
(Vijon në faqen 2)
Ndreqet një padrejtësi
33-vjeçare
(Vijon nga faqja 1)
nëse e ka për detyrë t’i
mirëmbajë, u merr ta-
ksa atyre që ndërma-
rrin restaurimin e këty-
re monumenteve. Edhe
vetë UNESKO-ja do të
tërhiqej përballë këtyre
taksave..
Kryeministri Meta
tregoi mirëkuptim para
këtyre kërkesave, duke
i quajtur të drejta e pre-
mtoi, se për momentin,
për dy objektet fetare që
do të ngrihen në qendër
të Tiranës, do dërgohet
në Parlament një ligj për
të çliruar ndërtimin e
tyre nga taksat, meqe-
nëse janë jofitimpru-
rëse. Për të tjerat, çë-
shtja u la e hapur.
Edhe z. Kama, pre-
mtoi angazhimin e Ba-
shkisë së Tiranës, për
përfundimin e shpejtë të
procedurave ligjore.