JMga urtësia e shekujve
wootAoowowxwawwwsswAWMoeoowWttiWZWCWW^yyvWotoisowwKtowoawooowMMtAoowo^t^ww^^
1. Ashtu siç na shoqëron kudo hija jonë,
me të njëjtën mënyrë duhet të kemi
brenda nesh lotët e pendimit dhe
përmbajtjen, kudo që të ndodhemi.
2. Tha Ava Jakovi: “Kur në një dhomë të
errët vcndosim një qiri të ndezur, ajo
ndriçohet, ashtu edhe frika e Perëndisë,
në qoftë se do zemra e njeriut, i ndriçon
të gjitha virtytet.
3. Th a Ava Login os: –
Kreshma përul trupin,
agripnia pastron mendjen,
qetësia sjell heshtjen,
heshtja sjell lotët, në-
përmjet të cileve njeriu
pagëzohet sërish dhe largo
het nga mëkati.
4. Ava Loginos ishte mjaft
i ndjeshëm kur lutej e kur
psaltc. Njëherë e pyeti një
nxënës i tij: “Ava. a është
në kanonin shpirtëror të
murgut, që ai të qajë në kohën kur lutet?”
”Po fëmija im, u përgjigi ai, ky është ka-
noni që kërkon Perëndia. Sigurisht, që
Ai nuk e krijoi njeriun që të qajë, por
njeriu bic në mëkat dhe për këtë është e
nevojshme të qajë.
5. Një, vëlla e pyeti Ava Moisiun: “Ç’farc
duhet të bëjë njeriu për çdo ngasje që i
vjen?”’
Jerondi iu përgjigj: “Duhet të qajë,
me qëllim që ta ndihmojë Perëndia dhe
shumë shpejt do të gjejë qetësinë, në
qoftë se lutet me këmbëngulje.”
6. Duke shkuar njëherë për në Egjipt,
Ava Pimeni pa një grua që qante pranë
një varri me dënesë dhe tha: “Sikur të
gjitha mirësitë e botës t’ia sjellësh këtë
çast kësaj gruaje këtu, nuk
do të mund ta largosh shpi-
rtin e saj nga vajtimi. Me
të njëjtën mënyrë edhe
murgu duhet të vajtojë
brenda tij gjatë gjithë je-
tën.
7. Njëherë, një murg i ri e
pyeti Ava Pimenin: “Çfarë
të bëj”? Dhe Jerondi iu
përgjigj:
‘Avrahami kur shkeli
në tokën e premtuar bleu
një tokë, si varr të familjes
së tij, dhe me atë varr trashëgoi vendin.”
E pyeti sërish murgu: “Çfarë do të thotë
varr?” Dhe Jerondi i përgjigjet: “Varr do
të thotë vend lotësh e vajtimi.”
8. Ava Joani i Kilikisë iu thoshte
vëllezërve: “Vëllezërit e mi, ashtu siç u
larguam nga bota, le të largohemi edhe
nga dëshirat trupore”