KOMPOZITORËT E MËDHENJ
Disa nga kompozitorët më të mëdhenj e kishin origjinën nga familje me shumë fëmijë. Bahu ishte fëmija i 8-të, Moxarti i 7-ti; Hendel qe i 10-ti, Vagner i 9-ti, Haiden i 12-ti dhe Shubert bënte pjesë në familje me 14-të fëmijë. Familjet me shumë fëmijë gjithnjë grumbullojnë bekimet e Perëndisë. Brenda tyre Perëndia zgjedh ata që do t’i psalin krijesave madhështore të tij.
FIDANI I MBRETIT
Njëherë në Romën antike, në kopshtin mbretëror ekzistonte një fidan, që askush nuk kishte të drejtë ta prekte. Një tabelë me mbishkrimin: “I mbjellë nga dora e mbretit”, tregonte qartë të zotin e fidanit dhe kështu ai ishte i respektuar nga të gjithë.
Fidan i mbretërisë është çdo i krishterë. Emri i krishterë tregon qartë atë që e zotëron, sepse emri i krishterë nuk është vetëm titull, por edhe tregues sigurie e pronësie.
ME DOREN BOSH
Thonë se Aleksandri i madh kishte urdhëruar që kur të vdiste e ta varrosnin, dorën e djathtë t’ja linin jashtë varrit. Këtë gjë e bëri për të gjithë ata që me kureshtje do ta shihnin e do të pyesnin: Përse dora e mbretit ndodhej përjashta varrit? Atëherë duhej t’u përgjigjeshin:
– Aleksandri me kaq pasuri e lavdi, asgjë nuk mundi të marrë me vete në varr. Iku me duart bosh. Sepse njeriu i zhveshur vjen në këtë botë dhe i zhveshur do të largohet prej saj.