EmailFacebookKontakt

Nga urtësia e shekujve

Nga urtësia e shekajve
Dora e Perëndisë
Dikur në një qytet të madh, njerëzit donin të
ndërtonin një kishë. Për atë që do të kontribuonte
më tepër, dora e Perëndisë do të shkruante me
gërma të theksuara emrin e tij mbi dyert e kishës.
Të gjithë ishin gati të jepnin atë që kishin, por
më shumë ofroi mbreti. Kur përfundoi kisha së
ndërtuari, të gjithë besonin se dora e Perëndisë
do të shkruante patjetër emrin e mbretit. Por
ndodhi diçka e papritur! Ishte shkruajtur emri i
një plake të varfer! Atëherë, mbreti e ftoi për ta
pyetur se çfarë kishte afruar ajo? -’’Asgjë, mbreti
im-ju përgjigj plaka e varfër. Vëtëm kur buajt, që
tërhiqnin qerret e ngarkuara me mermer, ndërsa
ngjiteshin në malore turfullonin, unë shkoja i
përkëdhelja e ju jepja ujë. Kjo ishte e gjitha. Para
nuk dhashë, sepse nuk kam”.
Në sytë e Perëndisë kurrë nuk shkëlqejnë
sasitë që ofrojnë, por mënyra si ofrojnë. Perëndia
sheh dëshirën e mirë të njeriut dhe në mënyrë
analoge gjykon e vendos.
Diogjeni kërkon
Aleksandii i madh pa dikur Diogjenin, duke
kërkuar me qiii në dorë ndërmjet kafkave të të
vdekurve. E pyeti se ç’ishte, duke bërë dhe ai ju
përgjigj: “Madhëri, kërkoj kafkën e babait tuaj,
por fatkeqësisht nuk mund ta dalloj”. Këtë e bëri
për të treguar se vdekja i njëson të gjithë njerëzit
dhe nuk pyet në se je mbret ose skllav, i pasur
ose i varfër. Vdekja është e vetmja që sjell
barazinë ndërmjet njerëzve.
Duart më të pastra
Njëherë, disa zonja u mblodhën në një sallon
bukurie në konkursin: “Duart më të bukura”. Në
juri, ndërmjet të tjerëve ishte edhe një jerond i
urtë. Pas konkurimit Jerondi refuzoi të jepte
përfundimet.
“Nuk mundem, tha – do të pyes të varfrit dhe
ata do të më ndihmojnë”.
Sepse besoj se duart më të bukura janë ato
duar që ngopin një të uritur dhe ujisin një të etur,
që mbledhin lotët e një jetimi, e që kufizojnë
dhimbjen e një shpirti të lënduar. Janë ato duar,
që shpërndajnë gëzimin tek të gjithë njerëzit.
Skulptori Hyjnor
Njëherë, një skulptor godiste me forcë një bllok
mermeri. Ndërsa daltat e mrehta vijëzonin
memerin, ky i fundit filloi të ankohej!
-Përse më godet? E skulptori iu përgjigj:
-Të godas sepse të dua të mirën. Dua të të jap
një formë të ëmbël, sa të gjithë kur të të shohin,
të mrekullohen nga kryevepra e artit.
Sa e sa herë edhe ne i pranojmë goditjet e
“Skulptorit Hyjnor” e nuk ngurojmë të themi:
“Përse, Perëndia im, më bëri të vuaj?” Por
harrojmë se dhimbjet e vuajtjet janë veglat e
punës së “skulptorit Hyjnor”, i cili gërryen shpir­
tin tonë, për të krijuar një kryevepër të vërtetë.