EmailFacebookKontakt

Nga traditat orthodhokse të Saraqinishtës

Nga traditat orthodhokse të Saraqinishtës
Fshat i lidhur me besimin dhe kulturën
Saraqinishta shtri-
het rrëzë malit të Lun-
xhërisë. Ai ka qenë dhe
është me 40 – 45 shtëpi.
Tokat e fshatit janë të
varfëra pasi janë pa ujë.
Në përgjithësi fshatarët
në të kaluarën dhe sot
jetesën e sigurojnë me të
ardhurat e emigracionit.
Ky fshat është dalluar
për besimin e thellë
orthodhoks. Në Sa-
raqinishtë numërohen
11 objekte kulti, disa
mendohet se janë qindra
vjeçarë, si Shën Kolli e
Manastiri i Spilesë,
monumente kulture etj.
Sot në fshat, përveç
dy kishave të sipërpër-
mendura, është edhe
kisha e Shën Marisë, e
cila është në përfundim
të restaurimit të plotë.
Ajo u shkatërrua në ko-
hën e monizmit, mbasi u
bë baxho. Edhe në vitin
1929 ishte dëmtuar
(prishur mure e çati) dhe
në vitin 1930 me kontri-
butin direkt të fshata-
rëve u rindërtua. Ndërsa
sot, pas 70 vjetësh, kjo
kishë u rindërtua (prill-
qershor 2000), me ndi-
hmën financiare të Fort-
lumturisë së Tij, Kryepi­
skopit Anastas.
Në fshatin Saraqi-
nishtë në të kaluarën të
gjitha kishat përfshi
këtu dhe Manastirin e
Spilesë, kanë pasur një
klerik. Manastiri i Spil-
esë ka pasur mjaft prona
si pyje, toka buke mulli
bloje etj., në Tranoshi-
shtë, Ladovishtë, Suhë,
Pllakalli, në Palokastër
dhe ullinj në bregdetin e
Himarës. Të gjitha këto
jepeshin me qira. Ka pa­
sur deri 200 dhi dhe 20 –
25 lopë. Në truallin e
Kishës së Manastirit ka
pasur dhe godina me
dhoma (dhjetë dhoma),
të cilat përdoreshin për
banimin e priftërinjve,
murgjve dhe dhoma për
mikpritje, ku flinin fsha-
tarët nga larg, që vinin në
të kremten e 8 shtatorit.
Në panairin e
Lindjes së Perëndilindë-
ses Shën Mari, në çdo 8
shtator, bëhej festë e ma-
dhe. Që në mbrëmjen e
7 shatorit, veç fshata-
rëve nga. Zagoria, vinin
edhe nga Saraqinishta,
Taranoshishta, Qesara-
ti, Selcka, Stegopuli etj.
Ftoheshin miq nga Gji-
rokastra, përfaqësues
nga Prefektura, Komu-
naetj. Këta vinin në da-
tën 8 shator që bëhej riti
fetar. Me këtë rast, Ma­
nastiri (këshilli fetar)
shtronte një drekë për të
ftuarit nga një përfaqësi
prej 2-3 vetë nga çdo
fshat. Shpenzimet për-
balloheshin nga të ar­
dhurat e Manastirit.
Në Manastirin e
Spilesë mbahet mend që
kanë shërbyer mjaft
priftërinj, si i ndjeri Pa­
pa Mihali nga Dervicia-
ni, Papa Vangjeli Ma-
stakuli nga Lunxhëria,
At Grigor Thanati nga
Selcka. Këta kanë ba-
nuar familjarisht në kë-
to manastire. Murgeshë
ka qenë një grua nga
Derviciani e quajtur
Ollga (mbiemri nuk i
dihet). Priftërinjtë e
Manastirit kryenin të
gjitha ritet fetare dhe në
kishat e Saraqinishtës
dhe Tranoshishtës.
Në kishat e Sa-
raqinishtës kanë bërë
jetë fetare dhe priftrinjtë
Jani Marko nga Stego­
puli me At Premto Bër-
xollin nga Krina. Marrë-
dhëniet e priftërinjve
kanë qenë shumë të
(vijon në faqen 10 )

Fshat i lidhur me besimin dhe kulturën
(Vijon nga faqja 9)
mira me fshatarët.
Në të kremtet fetare gjithë
fshatarët nuk punonin. Ata vi-
sheshin me rroba të reja, nuset
vishnin kostum lunxhi, zbuku-
ruar me argjend, gratë në mo-
shë mesatare me kostum të
preshtë, të moshuarat me ka-
vadh, me shami të zezë në kokë.
Mbasi mbaronte kisha, të gjithë
burrat me priftin përpara shko-
nin nëpër familje që kishin
emrat. Tavolinat ishin të shtru-
ara me meze e pemë të stinës,
rraki e verë, ngriheshin dolli
për të gjithë emrat e familjes.
Dollinë e parë e ngrinte prifti,
hidheshin valle etj. Familjet që
kishin në atë ditë emër çonin
në kishë meshë dhe grurë të
zier me arra, sheqer e shegë.
Për kishën kanë kontri-
buar mjaft besimtarë, madje që
nga Amerika, që ishin në

Pas viteve 1958 – 1966 në
fshat janë vendosur disa fami­
lje vllahe, të besimit orthodhoks.
Këta, me familjet autoktone të
Sraqinishtës, kanë banuar e
banojnë në harmoni të plotë,
janë përfshirë në zakonet e për-
bashkëta fetare. Edhe pasi feja
u ndalua pati njerëz, si e ndjera
Apostulla Gega, që shkonte e
ndizte qirinj në kishën e Shën-
kollit e Shën Marisë. Kjo va-
zhdimisht kur kisha e Shën
Marisë ishte e dëmtuar thosh-
te: “Të mbledhim ndihma të
rregullohet kisha. Kjo kishë në
mes të fshatit na nderon të rrijë
kështu”. Thirrjet për restau-
rimin e kishës u shtuan më
shumë në fillim të viteve të
tranzicionit, kur feja u la e lirë.
Por, rindërtimi i saj u bë plo-
tësisht me kontributin e Fort-
lumturisë së tij Kryepiskopit
Anastas.
Niko Boga, Saraqinishtë