EmailFacebookKontakt

Nga të kremtet e Kreshmëve të Mëdha – Grigor Pallamai

Nga të kremtet e Kreshmëve të Mëdha
Grigor Pallamai
Lindi më 1296 në Konstandino-
pojë nga senatori tepër i shquar Kon-
standin Pallamai, njeri i lutjes, dhe
Kalia. Në moshën shtatëvjeçare
mbeti jetim dhe e mori në mbrojtje
perandor Androniku II (1282-1328).
Studioi filozofi, por shpejt iu
kthye “Theologjisë Mistike”, duke
e zhgënjyer mbretin, i cili po i para-
caktonte grada.
Theolipti, episkop i Filadelfisë e
futi në të fshehtat e “lutjes mendo-
re”, “lutjes së Jisuit”. Në moshën
njëzetvjeçare bindi nënën e tij dhe
vëllezërit e tij që të murgëronin së
bashku me të në Traki.
Më pas u ushtrua afër Vatopedit
të Malit të Shenjtë, nën drejtimin e
eremitit Nikodhim, më andej në La-
vrën e Madhe, dhe më vonë u bë
përsëri eremit.
Për arsye të inkursioneve turke
shkon në Selanik (1325). Në vitin
1326, tashmë prift, qëndron në Ski­
tin e Pararendësit në Verja të Ma-

qedonisë, në perëndim të Selanikut,
ku jeton pothuajse i mbyllur.
Për shkak të invazionit serb
shkon përsëri në Athos (1331). Zgji-
dhet igumen i Manastirit të Esfig-
menut (1335), por duke qenë i ser-
të shkakton reagime dhe tërhiqet.
Tani shfaqen Varlaam Kalabre-
zi, Grigor Akindhini, Niqifor Grigo-
rai me besim të dyshimtë dhe fi-
llojnë “konfliktet isikastike” (d.m.th.
në lidhje me “qetësinë”) njëzete-
pesëvjeçare për sa i përket “ve-
primtarive hyjnore të pakrijuara”
dhe “dritës së pakrijuar”. Përpiqet
me gojë dhe me shkrim në Selanik
dhe në kryeqytet, në Konstandino-
pojë. Në kontradiktat theologjike
ngatërrohen dhe kaoset politike:
Përleshja për kalimin e fronit.
Oshënarin e dënoi një sinod i
vitit 1344, ndërsa i japin të drejtë
atotëviteve 1341,1347,1351. Bur-
goset (1343-1346), veçse më 1347
hirotoniset kryepiskop i Selanikut.
Por për arsye politike vendoset
mbas një dyvjeçari.
Duke udhëtuar me një mision
paqësor zihet rob nga turqit dhe
bashkëbisedon me theologë mysli-
manë. Lirohet me paratë e të tjerë-
ve dhe kthehet në selinë e tij (1355),
kuedhefjeti (14.11.1359). Lipsani
i tij nderohet në kishën e tij atje. U
njoh shenjt shpejt (1368), festohet
dhe më 14 nëntor.
Ruhen një tërësi fjalimesh shu-
më të çmuara, letrash, dispencash
– dogmatike dhe asketike të “Pre-
dikuesit të dritës” dhe çudibërësit
rigjallërues shumë të shquar të
theologjisë.