EmailFacebookKontakt

Nga Shërbesa e Himnit Akathist

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.

Kallinë qiellor ti na ke mbirë, si arë pa bujq’ dhe pa lërim, lum ti altar i shpirtshëm, ku buk’ e jetës na u vu, lum ti burim i ujërave që japin jetë, Hyjlindëse.

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.

Mëshqerrë që demin na ke lindur, qiellor për besnikët pa cenim, lum ti, o dele e hyjshme, se qengjin Perëndi na dhe, mëkatin botëror që ngre, gëzohu, Zonjë ndërmjetëse.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Gëzohu, o mëngjes i ditës sonë, që Diellin solle Jisu Krisht, për botën dritë dhe për ne, dhe errësirë s’le mbi dhe, dhe Ferrin e demonëve e shkatërrove përgjithnjë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve.

Gëzohu, o derë shpëtimtare, ku Fjala dhe Biri i vetëm shkoi, Ferrit ia theve dyert, me lindjen e çlironjësit, gëzohu, portë e hyjshme dhe shpëtimtare e ndritshme.