EmailFacebookKontakt

Nga Shenjtoret e muajit – Stamati, Joani, Nikolla, neomartire

Nga Shenjtorët e muajit

U ushtruan (martirizuan) më 1822. Stamati dhe Joani, përkatë- sisht 18 dhe 22 vjeç ishin nga Spe- ces, ishull në jug të Atikës (që bano- het kryesisht nga arvanitas), fëmi- jë të Theodhor Gjinit dhe Anezës.

Dikur, siç po lundronin së bash- ku me pesë të tjerë për punë tregtie, erëra të fuqishme e degdisën anijen e tyre në Çemë (Krinë), në bregun perëndimor të Turqisë.

Të frikësuar, sepse agarinët ishin të egërsuar nga revolucioni grek i vitit 1821, takuan një të kri- shterë dhe i dhanë para që t’u sillte çfarë u nevojitej për riparimin e ani- jes së tyre. Por, ai solli turqit! Ata vranë dy nga detarët e sprovuar në- për stuhi, që tentuan të iknin, kapën vëllezërit dhe kapitenin plak, Niko- llën. Të tjerët u arratisën me not.

Më 26 janar robërit i shpunë tek pashai 1 ishullit Hios, që ndodhet përballë. Pashai urdhëroi dhe i pre-

në kokën Nikollës, i cili i qetë dhe i palëkundur nuk pranonte të kon- vertohej.

Sundimtari u premtoi shpër- blim dy vartësve të tij, në qoftë se ata do të arrinin t’i shkëpusnin të dy të burgosurit nga Krishti. Për një javë rresht ata u përpoqën t’i joshnin të dy të rinjtë me dhurata apo t’i trembnin me ndëshkime, por më kot. Pashai i bezditur, tha se më lehtë pritet koka e kaurit, sesa këmbëngulja kokëfortë e tij.

Të rinjtë paranjohën me zbulim fundin e tyre dhe ua bënë të ditur edhe të burgosurve që ishin bashkë me ta. Gjithashtu, i dërguan një rrë- fim të shkruar episkopit të Hios dhe kërkuan Falënderimin Hyjnor, të cilin arriti t’ua dërgojë me një grua. U kunguan mbasi u lutën po- thuaj gjithë natën.

Në mëngjes çdo gjë që kishin e dhanë lëmoshë, para se t’i dënonin, meqenëse shpallën se pranonin të copëtohen ende për hir të besimit të tyre. Joani për një çast u frikësua nga shpatat e zhveshura enkas, por e mbështeti Stamati (greqisht = ndalues), saqë së bashku deklaro- nin se po vdisnin për Jisuin. Kësh- tu, i therrën në afërsi të therrtores së Hios.

Pas tri ditësh trupat e pavarro- sur i hodhën në det, por deti i nxori diku në breg, përveç kokës së Joa- nit. Ato i mblodhi një i krishterë, i cili enkas mbikqyrte atë pjesë të bregut, ku punonte si regjës lëku- rësh.

Stamati, Joani, Nikolla, neomartirë
(3 shkurt)