EmailFacebookKontakt

Nga shenjtorët e muajit – Shën Sofroni, episkopi i Jeruzalemit

Mqa shenjtorët e muajit
Shën Sofroni, episkopi i Jeruzalemit
(11 mars)
Lindi në Damask të Sirisë rreth
vitit 580 (pra quhet edhe “Dama-
skini”). Të atin e quanin Plintha dhe
të ëmën Miru. Kishte shumë aftësi
mendore dhe arriti të merrte një
arsim të lakmueshëm, prandaj u quajt
Sofisti “i Urti”.
Kur ishte në moshë të re bëri një
vizitë në Vendet e Shenjta dhe atje
hyri në manastirin e Oshënar
Theodhosit (11 Janar), ku u lidh me
murgun e urtë Joan Mosku. Bashkë
me të udhëtoi në Egjipt, ku u njoh me
Shën Joan Përdëllyesin (12 Nëntor).
Atje pësoi një sëmundje të pa-
shërueshme të syve, por u shërua nga
anargjendët e shenjtë Kir dhe Joan
(krepmtojnë në 31 Janar) me
mrekulli, të cilën ai vetë e përshkruan
në një Qalim për nder të tyre.
Së bashku me Moskun vizitojnë
Sinain, Qipron dhe Romën. Në Romë
Mosko vdes (viti 620) dhe oshënari e
sjell lipsanin e tij në Jeruzalemin e
pushtuar nga persët (614-629) dhe e

varros në Manastirin e Oshënarit
Theodhos. Më vonë shkon në
Aleksandri dhe Konstandinopojë,
duke u munduar të luftojë herezinë e
Monoflsitismit, por nuk pati rezultat
dhe rikthehet në Jeruzalem.
Më 16 Dhjetor 634 zgjidhet patrik
i Jeruzalemit pasi zëvendësoi shën
Modes tin. Përveç heretizmit të mëpar-
shëm u paraqit dhe një rrezik tjetër i
madh, arabët. Hierarku në një sinod
dënon herezinë dhe njëkohësisht
mundohet të organizojë mbrojtjen e
qytetit të shenjtë, por me gjithë
rezistencën e madhe, në fund detyro­
het të dorëzojë qytetin tek Kalifi, me
kushte të favorshme (viti 637).
Hierarku Qeti në vitin pasardhës.
U tregua poet i madh, duke shkruar
150 tropare dhe himne të tjera.
Gjithashtu shkroi dhe shumë
fjalime dhe ndoshta edhe jetën e
mrekullueshme të Oshënares Marias
Egjiptiane (1 Prill dhe e Diela e IV-të
e Kreshmës).