EmailFacebookKontakt

Nga shenjtorët e muajit – Shën Gjergji Trofeprurësi

Mqa shenjtorët e muajit
SHEN GJERGJITROFEPRURESI
(23 prill)
Kur ishte në moshën 10 vjeçe, i
vdiq i ati, i cili ishte zyrtar me origjinë
nga Kapadokia. Kështu që, nga Arme­
nia ku banonin atëherë, së bashku me
të ëmën shkuan në vendlindjen e saj
Diospojë (Lyda, Lent) të Palestinës. Në
moshën njëzetvjeçare, tashmë krejt
jetim, ishte bërë kont i ushtrisë rema­
ke. Gjatë persekutimeve ai e shfaqi fe-
në e tij dhe kështu u torturua nga pe-
randori Dioklecian (v. 284-305). E
shpuan me heshtë, e shtypën me gur
dhe e kaluan nga “rrota”, që ishte një
torturë e tmerr-
shme: të dënuarin e
lidhnin në periferinë
e një rrote, poshtë së
cilës ishin ngulur
thika me majë për-
pjetë. Dhe ndërsa
rrotullonin rrotën
bashkë me të dënu-
arin, thikat i çanin
trupin. Per, ëngjëlli e
shpëtoi Shenjtin,
ndaj shumë njerëz
besuan, ndaj edhe
atyre in pre koka.
Shumë të tjerë u
ndriçuan, sapo doli i
paprekur nga një
gropë me gëlqere. Më
pas u detyrua të ecte,
duke veshur këpucë
hekuri të skuqura në
zjarr dhe me gozhda
brenda. E rrahën me
rripa lëkure kau dhe
i dhanë për të pirë
helme të magjistar
Athanasit, i cili u ekzekutua me prerje
të kokës, sepse besoi kur e pa që
Shenjti nuk pësoi gjë, madje e pa duke
ngjallur një të vdekur. Shenjti ngjalli
edhe një ka të bujkut të varfër Gliqer,
i cili u masakrua edhe ai (kremtohet
në të njëjtën ditë, ashtu si dhe Athana-
si). Nga Shën Gjergji u ndriçua edhe
mbretëresha Aleksandra (21 prill). Së
fundi, martiri i madh, në vend që t’iu
falej idhujve të tempullit, i bëri që ato
të thërrmoheshin e të binin përtokë
në prani të monarkut, i cili, i turpë-
ruar dha urdhër dhe i prenë kokën.
Trofeprurësi, një natë më parë, kishte
parë në ëndërr në burg Zotin, duke i
vënë kurorë në kokë, ndaj dhe ai e
kuptoi dhe porositi shërbëtorin e vet
që ta varrosnin në Lyda (sipas të tje-
rëve aty dhe u martirizua). Sipas një
gojëdhëne, ai vrau një dragua, që nuk
lejonte të merrnin ujë për të pirë nga
një liqen, ku kishte strofkën, në se nuk
i jepnin për të ngrënë njerëz!
Strateg i shumëhimnizuar, mre-
kullibërës i madh, u nderua herët ku-
do; kisha të tij u ndërtuan qysh në
shekullin e 4-t. Kujtimi i tij, kur bie
në Sarakosti, spostohet në të Hënën e
Pashkës, që të festohet solemnisht.
Gjithashtu, më 3 nëntor kremtojmë
vendosjen e lipsanit në një Kishë të tij
madhështore, e cila u ngrit në Lyda
sapo mbaruan përndjekjet, dhe që u
përuruar po atë ditë. Gjergj – Georgios,
do të thotë bujk, ndaj ekziston men-
dimi se emri i tij i bën jehonë e Leetrës
I Korinthianëve: 3-9 : “Ju jeni ara e
Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë”.
Rreshtat e mëposhtëm u shkruan në
vitet e Luftës së (Zyfë Botërore, por sa
aktuale tingëllojnë ato edhe në çastet e
vështira që po kalojmë