Nga Shenjtorët e muajit
Mitrofani i Konstandinopojës (4 qerskor)
Ishte bir i Dometit, vëllait të perandorit romak,
Provit (276-282), nga fisi i të cilit shumë anëtarë pra-
nuan Krishterimin. Kështu, biri i perandorit, Adriani,
u martirizua në kohën e Likinit (308-323) dhe festohet
më 26 gusht; Dometi u bë episkopi i njëzetedytë i
Bizantit; i biri i Dometit dhe vëllai i Mitrofanit, me
emrin Provi, gjithashtu u bë episkopi i njëzetekatërt
dhe në fund kryeprifti i sotëm u bë episkopi i një-
zetepestë.
Baritoi një dekadë, me sa duket midis 315 dhe 325
(disa thonë midis 306 dhe 314). Kështu kishte privile-
gjin dhe gëzimin të kryesonte Kishën e Bizantit kur
pas përndjekjeve Konstandini i Madh (21 maj) ndërto-
nte atje, në qytetin e Bizantit, kryeqytetin e ri, Kon-
standinopojën, pra edhe kishën e parë të Shën Sofisë.
Meqenëse ishte shumë i thyer në moshë dhe
vuante edhe nga sëmundje, nuk mundi të merrte
pjesë në Sinodin I Ekumenik në Nikea (325). U
përfaqësua nga të tjerët, madje nga protopresviteri
i tij, shën Aleksandri (30 gusht), të cilin ua sugjeroi
si pasardhësin e tij në fronin e kryeqytetit kur po
vdiste, në të njëjtin vit, 117 vjeç. E varrosi shën
Jakovi i Nisivit (31 tetor), një nga Etërit e Sinodit, i
cili kishte ardhur që ta takonte. E arriti ende gjallë
dhe diskutoi me të, siç shkruhet në jetëshkrimin e tij.
Mitrofani u njoh menjëherë shenjt dhe kisha e
parë me emrin e tij u ndërtua – sipas traditës që
mbizotëron – nga vetë shën Konstandini.