Filiz i pasur dhe zyrtar i Arme- nisë në Azinë e Vogël, në fillim të shekullit të 4-t, studioi thellë filozofinë dhe theologjinë.
Më 358 heretikët, “të Ngja- shmit”, e zgjodhën pasardhës të hierarkut të Sevastisë, Efstathit, të cilin e kishin shfronësuar. Por për shkak të reagimeve u tërhoq në Veria të Sirisë dhe nuk ushtroi shërbimin e tij.
Kështu, më 360, arianitët, të cilët e konsideronin të të njëjtit besim me ta, e propozuan në fro- nin e Antiokisë. Ranë dakord edhe orthodhoksët – marrëveshje e pa- parë – dhe gjithashtu e pranuan idhujtarët dhe hebrenjtë!
Por u tregua orthodhoks në fjalimin e tij gjatë fronëzimit, ku ai përdori tre gishtërinjtë e dorës për të shprehur dogmën e Trinisë së Shenjtë. Në zgjedhjen e tij, shumë aktiv ishte treguar shën Efsevi i Samosatës (22 qershor).
Heretikët pra, pasi nuk e bi- ndën, u vunë në veprim dhe pera- ndori Konstand (337-361) e inter- noi, tridhjetë ditë pas zgjedhjes së tij, në atdheun e tij, pra në Me- litini të Armenisë (361). Në vend të tij u dorëzua një arianit.
Por rrezatimi i virty tit të omo- logjetit qetësidashës kishte krijuar shumicë “meletiane”, d.m.th. luf- tëtarë të përkushtuar, pasues të tij. Por, pala e orthodhoksëve të rrep- të nuk e njohu për shkak të propo- zimit të tij si kryepiskop nga aria- nët. Këto përfshihen në skizmën antiokiane, të quajtur jo saktë “meletiane”. Jo saktë, sepse fazat e shumëllojshme të saj zgjatën një shekull e gjysmë (330-483), dhe kishte ndërthurrje dhe të grupeve të tjera të nuancave të ndryshme heretike të qytetit të madh të vuajtur.
Shenjti u kthye më 362, u internua sërish më 365, rierdhi më 367 me sa duket, për t’u dëbuar përsëri më 371 dhe të kthehet më 379. Një sinod i madh që ai mblodhi më 379, shpalli dogmën orthodhokse.
U sëmur dhe ndërroi jetë (maj 381), ndërsa kryesonte, për hir të respektit të përgjithshëm për personalitetin e tij udhëheqës, Sinodin e II Ekumenik në Konstandinopojë. U varros me nderime të veçanta.
Meleti, greqisht = studiuesi.
At Justini
Meleti i Antiokisë (12 shkurt)