EmailFacebookKontakt

Nga Shenjtorët e muajit: Maria Magdalena

Ishte nga fshati Magdhala, afër Gjenisaretit. Bënte pjesë në grupin e grave që ishin shëruar nga Krishti dhe E ndoqën pas nëpër udhëtimet e Tij për të përhapur Ungjillin, duke i shërbyer Atij nga gjëja e tyre (Mat. 27. 55-56; Mark. 15. 40-41). Maria ishte çliruar nga shtatë (= shumë ?) demonë (Luk. 8.1-3; Mark. 16. 9).

E pranishme në kryqëzimin dhe varrosjen e Jisuit, vërejti me kujdes vendin e Varrit për ta gjetur ditën tjetër, kur pas pushimit të pashkelur të së shtunës, do të vinte për të Iyer me aromë trupin e perë- ndishëm (Mat. 27.55-56, 61; Joan. 19.25; Mark. 15. 40-47).

Vazhdimi është disi i paqartë. Sipas të gjitha gjasave gratë miro- prurëse shkonin pranë Varrit në orë të ndryshme, herë veç e veç, herë

në grupe të vegjël. Maria kishte nderin të shikonte e para të Ngjallu- rin në të gdhirë të së dielës së parë. E mori për kopshtar derisa i njohu zërin, kur Ai e thirri në emër. E po- rositi të përhapte tek apostujt lajmin e mirë të Ngjalljes. Dhe e kreu po- rosinë dhe kështu u bë apostulle e tyre (Joan. 20.1-18; Mark. 16.9-10). Gjithashtu, së bashku me gra të tjera mori edhe një tjetër porosi gjatë Ngjalljes (Mat. 28.1-11; Mark. 16.1-7; Luk. 24.1-10).

Përputhja e saj me gruan më- katare që leu me miro këmbët e Zotit (Luk.7.36-50) konsiderohet krejt e pabazë, ashtu si rrëfimi se gjoja ajo shkoi në Romë dhe arriti që të dënohej Pilati.

Sipas sinaksarit, prindërit e saj ishin Siri dhe Eukaristia, zyrtarë dhe të pasur, ndërsa vetë ajo, e bukur, go- jëtare dhe mrekullibërëse. Veproi në Francë, Itali, Egjipt, Fenikë, Siri dhe Azi të Vogël. Fjeti në Efes, ku qëndroi me Joan Theologun (26 shtator).

Më 4 maj kremtohet transferi- mi i lipsaneve të Maria Magdalenës dhe të Llazarit në vitin 890 nga perandori Leon VI (886-912) në Manastirin e Shën Llazarit që kishte ndërtuar në atë kohë. Miro- prurësja kremtohet së bashku me gratë e tjera miroprurëse të dielën e tretë të Pashkës.

Marrë nga libri

“Nga Thesari i Shenjtorëve”