EmailFacebookKontakt

Nga shenjtorët e muajit: Leonidhi dhe shoqëria e tij

Nga shenjtorët e muajit
LEONIDHI DHE SHOQERIA E TIJ
(16 Prill)

Leonidhi e kishte origjinën nga
Epidauri, ku ekziston një amfiteatër
i lashtë i famshëm, në periferi të
Nafplios, qytet në verilindje të Pelo-
ponezit të Greqisë. Ishte kryetar i
një grupi të krishterë. Ai kurrë nuk
përmendet si episkop, pra nuk është
i njëjti me episkopin e shenjtë të
Athinës, me të njëjtin emër (15
Prill), i cili nuk dihet kur jetoi. Gjatë
persekutimit të perandorit Deki
(249-251), arrestohet dhe së bashku
me shtatë bashkatdhetare, nxënëse
të tij, Harisa ose Hariesa (hirplota),
Niqi (fitorja), Galinija (e qeta), Kalisi
(e mira), Nuneqia (e mençura),
Vasilisa (mbretëresha) dhe Theodho-
ra (dhurata e Perëndisë), transfero-
hen në Korinth, ku nuk largohen
nga Krishti, me gjithë premtimet
dhe kërcënimet.
Kështu, burrin e varin në dru
dhe e çajnë derisa vdes, ndërsa
femrat i hipin në një anije, së bashku
me lipsanin e mësuesit të tyre dhe i
nxjerrin në det të hapur. Harisa psal
dhe atë e shoqërojnë të gjitha në
himnet e saj të gëzuara për martiri-

zimin që vjen. Katër milje larg
Korinthit hidhen, ashtu si dhe
lipsani, brenda në det, të lidhura me
gurë dhe lundrojnë deri në gjirin e
Abrahamit (9 Tetor), të Shtunën e
Madhe të vitit 250.
Më 1917, mbas një vizioni, u
zbuluan jashtë Epidaurit dy sarko-
fagë. Njëri përmbante skeletet e shtatë
grave dhe tjetri atë të burrit, të cilët,
vlen të shënohet, se krahina gjithnjë i
konsideronte si mbrojtës të saj.
Lipsanët e shenjtë, burim çudirash,
ruheshin në kishën që u ndërtua në
vend. Në emrin e martirëve kanë
ekzistuar kisha të lashta. Në Leqe të
Korinthisë p.sh., u zbulua kompleksi
kolosal i një kishe, e cila u shkatërrua
nga tërmeti i vitit 551. Ishte ndërtuar
në shekujt V – VI në një territor me
sipërfaqe 11 km katrore. Vetëm kisha
kryesore ishte bazilikë me gjatësi 105
m. Pranë saj ka ekzistuar një baptister
shumë kompleks.
Miniaturë e kishës është bazili-
ka e shek V, kushtuar shenjtit në
Athinë, tashmë e rrënuar, në jugli-
ndje të kolonave të Zeusit të Olimpit.