Mqa shenjtorët e muajit
Foti i Madh
(6 shkurt)
Figurë dominuese e Kishës dhe e letrave.
U lind rreth vitit 820 në Konstandinopojë,
nga një familje e ngritur dhe e martirizuar
nga kundërshtarët e ikonave. I ati ishte
rrëfyesi Shën Sergi (13 maj), i cili ishte vëllai
i Patrikut të Konstandinopojës, Shën Tarasit
(25 shkurt).
I pajisur me aftësi natyrore të pa-
arritshme, shumë shpejt Foti u bë filozof,
poet, orator, mjek, matimaticien. Ai formoi
një bibliotekë private të rrallë. U ngjit në
postet më të larta politike, por dëshironte
jetën asketike.
Pas shkarkimit antikanonik (sipas të
tjerëve ishte dorëheqje) të Patrikut, Shën
Ignatit (23 tetor), Foti, pas presioneve të
paimagjinueshme nga pallatet mbretërore,
tërhiqet. Për pesë ditë kalon të gjitha shkallët
e hierarkisë kishtare dhe në Krishtilindjet e
vitit 858 dorëzohet Patrik i Konstandino-
pojës. Këtej e tutje jeta e tij bëhet tejet e tra-
zuar dhe shkruan në mënyrë të pashlyeshme
historinë: dënohet nga sinodi i Romës (v. 863),
që ndërhyn në çështjet e brendshme të Li-
ndjes. Përsëri gjatë vitit 867 ai dënon në
sinod perëndimorët për bastardimet e
dogmave (fillimi i Skizmës së Katolikëve). Në
të njëjtin vit, pasojnë internimi i tij nga pe-
randori i ri Vasil I (v. 867-886) dhe rivendosja
e Ignatit, (ata në mënyrë mallëngjyese i
kërkojnë falje njëri-tjetrit në vitin 876). Pas
vdekjes së këtij të fundit (v. 878), ai ribëhet
Patrik dhe reabilitohet nga Sinodi mbarë-
kristian (v. 879-880). Por, përsëri internohet
nga pallati mbretëror në një manastir (v.
886), ku mbyllet jeta e tij dinamike mbi tokë
(6 shkurt 891).
Duhet shtuar, se në kuadrin e përpjekjes
së tij të pasur hierapostolike, ai ndikoi në
civilizimin e sllavëve dhe në veçanti të bullga-
rëve, Ai ka lënë shumë shkrime teologjike
dhe jo teologjike, poetike, omeli, dogmatike,
interpretuese, këshilluese dhe dy vepra të
njohura: “Sinagogë Fjalësh” dhe “Bibliotekë”
ose “Miriobibël”, që merret edhe me veprat e
lashta të humbura, prandaj është e çmuar.
At Justini