EmailFacebookKontakt

Nga Shenjtorët e muajit – Evlogjio Hotelxhiu (27 Prill)

Nga Shenitorët e muajit
Evlogjio Hotelxhiu (27 Prill)
Ishte punëtor guroreje në Tivetin
e Egjiptit të Sipërm, në brigjet e
Nilit, në shek VI. Hante vetëm çdo
mbrëmje, megjithëse punonte rëndë,
por sidomos gjente dhe priste në
shtëpi të varfër dhe kalimtarë, laikë
ose murgj, që vinin për të shitur
produktet e punës së tyre të dorës.
Njëri prej tyre, Dhanili, kryetari
i mëpasshëm i dëgjuar i Skitit, ndenji
një herë pa ngrënë, derisa ta dëgjonte
Perëndia dhe ta pasuronte Evlogjion,
për të shtuar mirësitë e tij. Pas njëzet
ditësh pati një vizion, gjatë të cilit e
garantoi për pasurimin e punëtorit të
krahut. Kështu ai, ndërsa po nxirrte
gurë zbuloi një thesar. Për të mos ia
marrë arkondi i vendit iku në Kon-
standinopojë, ku bleu pasuri të
patundëshme, shërbyes dhe grada.
U bë krahinar. Dhe i harroi punët e
mira. …Mbas një dyvjeçari Dhanili
pati një vizion, ku një arap tërhiqte
të lidhur mikun e tij. Duke zbritur
në qytet pyeti dhe mësoi…Udhëtoi
me ankth në kryeqytet, gjeti pallatin
e tij dhe siç po dilte, i thirri që larg
që ta dëgjonte. Por, ndërsa shërbë-
torët e skortës e dëbonin, krahinari
nuk u prek. Mbas një muaji të pafry-
tshëmju lut Zotit që ta zgjidhte prej
garancisë, përndryshe do të zhvishej
si kallogjer! Atëherë pa në ëndërr
Hyjlindësen, të cilën e thërriste si
ndërmjetuese, por ajo i deklaroi se e
kishte të pamundur të ndërmjeto-
nte!
Përfundimisht, u rrah prej portie-
rit të zengjinit të ri. I dëshpëruar
kthehej në vendin e tij, kur pa në
ëndërr Jisunë, i cili e qesëndisi që
mendoi se ishte më i “urtë” se Ai, dhe
urdhëroi që ta varrnin. Por Virgjëre-
sha ndërmjetoi dhe Shpëtimtari e
fall. Mbas tre muajsh mbretëroi
Justinian! I (527 – 565) dhe Evlogji
ra në fatkeqësi. Për të shpëtuar u
arratis pothuajse lakuriq dhe u
kthye në atdhe, në profesionin dhe
në zemërdhembshurinë e tij… Sapo
mikpriti përsëri Dhanilin biseduan:
“- Çfarë bën? – Ndodhem në varfëri
të madhe, o at”. I lumur, o vëlla, të
ishe më i varfër!”,-i tha ai dhe i tregoi
ngjaijet, ndërsa lavdëroi Krishtin.
Vdiq në një moshë rreth të një-
qindave, duke përdëllyer vazhdi-
misht.