Bijë e Nikeas, në Vithini, në veriperëndim të Azisë së Vogël, u kap si e krishterë dhe e tërhoqën deri para antikrishtit maniak, perandorit Maksimian (286-305).
Meqë i foli me zjarr për hyjninë e Krishtit, e rrahin duke e goditur në gjoks, e torturojnë dhe e burgo- sin. Pastaj e varin në dru, e djegin në brinjë dhe i çajnë mishin, por në kohën që vuan i poshtëron pe- rënditë e kota dhe marrëzinë e mbretit.
Që të ndëshkohet, e rrahin bru- talisht. I afrohen xhelatët e paturp- shëm dhe çnjerëzorë për të ekzeku- tuar urdhrin, por arrijnë engjëjt dhe
e ruajnë, mbasi godasin dhe dë- bojnë të pacipët. Pastaj, njerëzit bisha i shkojnë nëpër duar heje të skuqur, por ndërkohë nga të çarat e plagëve çlirohet aromë e kënd- shme! Po kështu edhe kur i shpojnë kyçet. Në vazhdim e shtrijnë mbi një skarë të skuqur, por mbetet e pacënuar. Pas këtyre torturave e burgosin për dy vjet ku kalon shu- më mundime, derisa fryma e saj e pathyer fluturon e lirë në Qiell, ndërsa po e mbytnin në liqenin e Nikeas, të mbyllur në një thes.
Kremtohet edhe më 12 qershor, ndërsa nga troparet e saj nënkup- tohet si virgjëreshë.