EmailFacebookKontakt

Nga Shenjtorët e muajit – Anastasia Farmakolitra, Krisogoni dhe Zoili dëshmorë (22 Dhjetor)

ANASTASIA FARMAKOLITRA
KRISOGONI dhe ZOILI DESHMORE
(22 Dhjetor)
Sinaksarët e Anastasisë kanë
ndryshime. Duket se u bënë ngatërrime
me Anastasinë e Virgjër (12 Tetor) dhe
me Anastasinë Romake (29 Tetor), nëse
nuk identifikohet me një nga të dyja.
Jetonte në Romë në kohën e perandorit
Dioklitjan (284 – 305). U drejtua në
besim nga nëna e saj Fausta dhe
mësuesi i Shkrimeve të Shenjta
Krisogoni, i cili ndoshta ishte xhaxhai i
saj dhe prefekt i Selanikut. Ati i saj pa­
gan Pretekstati e martoi me zor me
paganin Puplin, por ajo duke u shtirur
si e sëmurë mbeti e virgjër dhe bënte
bamirësira. Kryesisht duke u futur
nëpër burgje mjekonte të krishterët dhe
i nxiste që të martirizoheshin. U burgos
nga bashkëshorti i saj deri në vdekjen e
tij. (Ruhen dy letrat e saj dërguar
Krisogonit si dhe dy përgjigjet e tij, veçse
vihet në dyshim origjinaliteti i tyre). Ajo
shoqëroi Krisogonin e burgosur në Nike,
ku ndodhej perandori, i cili urdhëroi dhe
atij i prenë kokën, kurse lipsanin e
hodhën në liqen. Atë e mblodhi mbas një
zbulimi hyjnor jeromonaku Shën Zoili
dhe motrat e shenjta Agapi, Irini dhe
Kionia (16 Prill). Anastasia erdhi, ju fal
dhe i inkurajoi shenjtorët në besim. Zoili
duket se fjeti në paqe. Kur motrat u
kapën, martirja e madhe Anastasia
kujdesej për to dhe kur u martirizuan i
varrosi, atëherë e kapën dhe mbreti,
prefekti, kryeprifti i idhulltarëve dhe
gra mashtruese u përpoqën ta
konvertonin, por më kot. Një gjykatës
prodik që shkoi për ta përdhosur u
verbua dhe vdiq, kështu që ajo u çlirua.
Më vonë inkurajoi për martirizim
shenjtoren Theodhota dhe të tre fëmijët
e saj (Festohen sot dhe më 29 Korrik).
Pasi u burgos për shumë ditë pa ngrënë,
që të mbytej, e futën në një varkë, së
cilës i hapën vrima, por u gjend në
bregdet. Atëherë e lidhën me hunj dhe
e dogjën. Megjithatë nuk ekziston një
mendim i njëjtë përsa i përket mënyrës,
vend.it dhe kohës së martirizimit të saj.
Quhet Farmakolitra (Zgjidhëse çliruese
prej helmeve) sepse ndoshta shpëton
nga të këqijat dhe helmimet. Qysh prej
shekullit IV kishte kishën e saj në Romë.
At Justini