EmailFacebookKontakt

Nga shenjtorët e muajit

Nqa shenjtorët e muajit
OSHENAR JAKOV1
(13 qershor)
Jetoi në vend dhe kohë të paditur,
: ndërsa jeta e tij përbën një shëmbull klasik
të mashtrimit të murgut. Kryente ushtrime
të tepërta, duke synuar arritje të larta, por
me vullnetin e tij, d.m.th pa u udhëhequr
nga ndonjë ava, pasi e quante vetveten të
mjaftueshme për të arritjen e shpëtimit…
Kështu “virtyti” i tij në vend që t’i bënte
mirë, i shkaktoi të keqen më të madhe: e
çoi drejt mendjemadhësisë dhe vet-
mburrjes. Endërronte, duke u mburrur, si
të ishte njohësi më i madh i rrugës së
shenjtërimit! Kësaj gjendjeje të gjoja
; përsosmërisë iu përshtat edhe gjoja
; epifania: lu shfaq djalli si ëngjëll drite dhe
e urdhëroi që të pastronte e të rregullonte
qelinë e vet, sepse po atë mbrëmje do të vi-
i nte Krishti, i kënaqur nga jeta që bënte,
; për t’i dhënë hirin! Dhe ai i shkreti e besoi
j mashtrimin, dhe natën ia hapi derën
“Krishtit”, por hyri satanai, me një suitë të
tërëndritur, dhe murgu u ul në gjunjë dhe
iu fal. Ai e goditi në ballë dhe në çast u
zhduk tërë madhështia, dhe i gënjyeri mbe-
ti i vetëm, duke qarë në dhomë të zbrazët…
Në mëngjes, duke vajtuar, vrapoi tek një
; jerond, i cili duke patur përvojë të madhe,
pa e dëgjuar, kishte kuptuar ç’i kishte
ndodhur. E qortoi, e këshilloi dhe e sistemoi:
e dërgoi nën bindje në bashkëjetesë me
murgjit e tjerë, ku duke lënë stërmundimet
e tepërta, shërbeu në kuzhinë për shtatë
vjet. Më pas jetoi edhe shtatë vjet të tjera i

vetëm në qeli, por tashmë, duke punuar dhe
duke ndjekur rrugë të drejtë shpirtërore,
rrugë e cila e bëri “dallues”, d.m.th. të aftë
për të dalluar në mënyrë të pagabueshme vu-
llnetin e vërtetë të Perëndisë, madje e bëri
edhe mrekullibërës! Fjeti në paqe. Theksojmë,
se ka raste, si ai i mësipërmi, ku Perëndia
ndërhyn në mënyrë shpëtimtare. Ndërkaq, në ·
raste të tjera, ndofta për shkak të ngurosjes
morale, djalli i shkatërron trupërisht dhe
shpirtërisht të gënjyerit, duke i ftuar p. sh.,
t’i falen atij në një fron fantastik, i cili në të
vërtetë ndodhet në humnerë, në kaos…
JOANI NE ASPROPASTRO
(2 qershor)
Ky shenjtor, nga neomartirët e parë, ishte
tregtar nga Trapezunta, dijetar dhe pjesëtar
i parisë. Dikur, ndërsa transportonte me anije
mallrat e tij, kapitenit turk i bënë përshtypje
lutjet, kreshmat, lëmoshat e tij ndaj bashkë-
udhëtarëve dhe u përpoq ta proselitizonte. Por
u mund në dialektikë, kështu që i mbajti mëri.
Dhe kur u ankoruan në Akkerman (Asproka-
stro, Belgoron të Ukrahinës), shpifi tek kadiu,
se ai gjoja ishte betuar për t’u bërë mysliman.
Prandaj e çuan para tij, por ai nuk ra pre e
premtimeve të tij, dhe kështu sollën makinat
e torturës. Pa u trembur ai u përgjigj: “Më
prit, më digj, më mbyt dhe më torture… për
dashurinë e Krishtit tim”! E goditën me
shkopinj në mënyrë të pabesueshme: mishrat
i binin, gjaku formonte pellgje… Të nesërmen
tha: “Nëse do të gjeshtortura të tjera, m ’i bëj,
sepse ato të parat nuk m ’u dukën gjë”! E
fshikulluan derisa iu dukën organet e
brendshme, ndërsa myslimanët e pranishëm
qenë rradhitur në të dy anët e rrugës.

e kundërshtuan gjykuesin mizor. Por ky, që
të mos tërhiqej dhe poshtërohej, e lidhi në
bishtin e një kali të egër që e tërhoqi zvarrë
deri në lagjen e judenjve, të cilët urrenin
Krishtin dhe e keqtrajtuan, derisa njëri prej
tyre i preu kokën (12 qershor 1492).
Të krishterët nuk guxuan të mblidhnin
lipsanin e tij nga rruga. Por, në niërëmje u
shfaqën tre veta të veshur me të bardha,
duke mbajtur llambadha në duar dhe
psalnin. Një hebre që kujtoi se ishin pri-
ftërinj, mori shenjë për t’i vrarë, por duart
e tij iu ngjitën në hark dhe në shigjetë! Ai
erdhi në vete, e rrëfeu me të madhe mre-
kullinë dhe u çlirua. Gjykatësi i frikësuar
dha leje dhe besimtarët morën dhe varrosën
në kishë lipsanin mrekullibërës, i cili pas
shtatëdhjetë vjetësh u transferua në
Katedralen e Suçeavës në Rumani.

KALIOPIMARTIRE
(8 qershor)
Ajo u ushtrua në kohën e Dekiut (v.
249-251) në një vend që na është lënë në
heshjte. E pajisur me një bukuri të madhe,
të brendshme dhe të jashtme, ndaj saj u
ushtrua presion që të mohonte Krishtin,
saqë u duk sikur ajo u mposht. Por, kur vë-
rtetuan të kundërtën, e rrahën egërsisht
dhe i hoqën gjinjtë, por u shërua nga një
ëngjëll. Më pas e tërhoqën zvarrë mbi copa
tjegullash, e dogjën me zjarr dhe pastaj i
vunë kripë mbi plagë, madje i fërkuan
plagët me një basmë të trashë prej qimesh.
Së fundi, i prenë kokën, kështu që ajo veshi
kurorën e martirizimit. Kaliopi, do të thotë:
ajo që ka laring melodioz, zëëmbël.
At Justini