Nga Shën Nektari i Egjinës
Mbi Kishën
1. Në një Kishë të shenjtë, katholike dhe apostolike
Sipas mendimit orthodhoks, Ki
sha ka një domethënie të dyfishtë.
Nga njëra anë ajo shpreh karakte-
rin e saj dogmatik dhe fetar, ose
ndryshe, atë të brendshëm dhe
shpirtëror, nga ana tjetër, karakte-
rin e saj të jashtëm, sipas kuptimit
të vetë termit. Sipas botëkuptimit
dhe besës orthodhokse, Kisha për-
caktohet si një institucion fetar dhe
si një shoqëri fetare.
Përkufizimi i Kishës si një insti-
tucion fetar mund të formulohet
kështu:
Kisha është një institucion fetar
i Besëlidhjes së Re. Shpëtimtariynë
Jisu Krisht e themeloi nga ekono-
mia e mishërimit të Tij; ajo mbështe-
tet te besimi në Të, dhe në rrëfimin
e drejtë. Ajo u inaugurua ditën e Pen-
tikostisë, gjatë zbritjes së Shpirtit
të Shenjtë mbi dishepujt e shenjtë
dhe apostujt e Krishtit Shpëtimtar.
Ajo i bëri instrumente të hirit hyjnor
me qëllim që ata të vazhdonin ve-
prën çlirimtare të Jisuit. Në këtë
institucion u vendos tërësia e të vër-
tetave të zbuluara; në të vepron hiri
hyjnor, përmes Mistereve; në të
rilindin në besim ata që vijnë; në të
ruhet doktrina apostolike dhe
tradita e shkruar dhe ajo gojore.
Përkufizimi i Kishës si një
shoqëri fetare është si më poshtë:
Kisha është një shoqëri perso
nash të bashkuar në unitetin e Fry-
mës dhe në lidhjen e paqes (Ef. 4.3).
Vepra e saj apostolike mund të
formulohet kështu: Kisha është in
strument i hirit hyjnor, i cili realizon
kungimin e Perëndisë dhe të njerëz-
ve nëpërmjet besimit tek Jisu
Krishti Shpëtimtar.
I ngjitur në qiej, Zoti ynë dërgoi
Shpirtin e Shenjtë në formë gjuhësh
mbi dishepujt dhe apostujt e shenjtë.
Mbi apostujt e Tij ai themeloi një Ki-
shë të shenjtë, katholike dhe apos-
tolike, shoqërinë e Perëndisë dhe
të njerëzve. Ai i dha hirin e shpengi-
mit për të shpëtuar gjindjen njerë-
zore, duke e ngritur nga rënia, duke
e ripërtëritur përmes mistereve, dhe
si e ushqeu me bukën qiellore, e
bëri të denjë për jetën e ardhshme.
Në Shkrimin e Shenjtë, fjala Ki-
shë ka dy kuptime. Më i përdoruri
është ai i një shoqërie njerëzish të
bashkuar nga lidhja fetare, por ka
edhe kuptimin e tempullit të Perë-
ndisë ku mblidhen besnikët për
adhurimin e përbashkët. Shën Kirilli
i Aleksandrisë thotë se Kisha quhet
kështu, sepse ajo i fton të gjithë
njerëzit dhe i mbledh ata.
Fjala Kishë vjen nga greqishtja
e vjetër, që do të thotë asambleja e
njerëzve të thirrur në të njëjtin që-
llim, gjithashtu edhe vendi ku ata
mblidhen. Ajo është përmbajtësi
dhe përmbajtja.
Në kuptimin e gjerë dhe të kri-
shterë, Kisha është shoqëria e të
gjitha qenieve të lira dhe të arsye-
shme, të atyre që besojnë te Shpë-
timtari, përfshirë këtu edhe engjëjt.
Këtë shoqëri apostull Pavli e quan
“Trupi i Krishtit, plotësia e atij që i
mbush të gjitha” (Ef. 1.10; 2-23).
Kështu, ajo i mbledh të gjithë ata që
kanë besuar Krishtin para ardhjes
së Tij, ata që kanë formuar Kishën
e Besëlidhjes së Vjetër, e cila drej-
tohej, në kohën e patriarkëve, nga
premtimet dhe besimi i dhënë për-
mes zbulimit, d.m.th. gojarisht.
Më pas, në kohën e Moisiut dhe
të profetëve, ajo u qeveris nga Ligji
dhe orakujt, d.m.th. në një formë
të shkruar.
Në kuptimin e zakonshëm dhe
të ngushtë, Kisha e Krishtit është
ajo e Besëlidhjes së Re, Kisha e
hirit të Krishtit. Ajo kupton të gjithë
ata që besojnë në të në besimin e
vërtetë. Ajo gjithashtu është quajtur
Shtëpia e Perëndisë, sepse Perëndia
banon në të dhe atje adhurohet.
Themelet e Kishës janë profe-
tët dhe apostujt. Guri i qoshes është
Shpëtimtari. Shtyllat janë etërit që
ruajtën unitetin e besës. Gurët janë
besimtarët. “Ju nukjeni më të huaj,
as bujtës, por bashkëqytetarë të shenj-
torëve dhe pjesëtarë të familjes së
Perëndisë, ndërtuar mbi themelin
e apostujve, duke qenë vetë Krishti
guri i qoshes” (Ef. 2.19,22).
Së fundi, Kisha është quajtur
nga Shkrimi hyjnor dhe i frymëzuar
si Nusja e Krishtit: “Ju fejova me një
burrë, që t’ju nxjerrë para Krishtit
si virgjëreshë të dëlirë” (II Kor. 11.2).
2. Mbi themelimin mbi tokë të Mbretërisë së Perëndisë,
pra Kishës, nga Shpëtimtari ynë Jisu Krisht
Si një Mbret, Zoti ynë, Jisu
Krisht ka themeluar mbi tokë, një
mbretëri qiellore menjëherë pas
ngjitjes së Tij në qiej, kur u ul në të
djathtën e Perëndisë Atë dhe mori
nga Ati i Tij i përjetshëm çdo pu-
shtet mbi tokë e në qiej.
Mbretëria e Tij mbi tokë është
Kisha. Duke qenë një mbret, Jisui
kujdeset për të, e drejton, e qeveris,
e udhëheq përjetësisht përmes
mistereve të shenjta. Pa pushim
dhe me bollëk, Ai shpërndan dhunti
nga Fryma e Tij e shenjtë, që ta
forcojë, ta bëjë të rritet dhe ta zgje-
rojë. Shpëtimtari-Mbret shenjtëron,
ngushëllon, ruan, zbulon dhe lav-
dëronpopullin e tij (Joan 15.26 dhe
Vep. 2.33-36).
Si një Mbret, që të mbretërojë
në mbretëri rregulli, Zoti jep miste-
ret, ai i dha ligje popullit të tij. Si
një Mbret, ai i ftoi kombet të besoj-
në në të. Si një Mbret, ai u kërkoi
besnikëve të tij sakrificë, madje
edhe të vetë jetës së tyre për të dhe
Si dhe Shtëpia e Perëndisë së gja-
llë, shtyllë dhe mbështetje e së vër-
tetës, dhe trupi i Krishtit: “Ju jeni
trupi i Krishtit dhe gjymtyrët e tij,
veç e veç” (I Kor. 12.27).
Metodi, episkopi i Likisë, rreth
fundit të shekullit të 3-të, në simpo-
ziumin e dhjetë virgjëreshave, e
quan Kishën “enë të fuqive hyjno-
re, nuse e Fjalës përjetësisht të re.
Ajo është një krijesë hyjnore e lartë
nga gjithçka që është njerëzore”.
Në fund ai e paraqet si “asamble,
shumicë, e të gjithë atyre që besojnë”,
ku më të vjetërit mësojnë të rinjtë dhe
të përsosurit edukojnë të dobëtit.
Ipoliti, ati i shquar i Kishës së
Romës, dishepull i shën Irineut, në
fillim të shekullit të 3-të, në veprën
e tij Krishti e antikrishti flet gjatë
për Kishën dhe e paraqet si një ani-
je në detin e trazuar. Në të gjendet
kapiteni, marinarët, krahët, spirancat
dhe çdo lloj armatimi, simbole të
Krishtit, të engjëjve dhe të besnikëve.
Duke besuar në Shpirtin e Shenj-
të, i cili i frymëzoi këto figura të Ki-
shës, besojmë domosdoshmërisht
në një Kishë të shenjtë, për të cilën
u dhanë gjithë këto përcaktime të fry-
mëzuara nga Fryma e Tërëshenjtë.
mbretërinë e tij. Si një Mbret, ai i
shpalli luftë së keqes dhe shpër-
ndau paqen përmes virtytit. Jisui,
si një Mbret, mbretëron në zemrat
e besimtarëve, të bashkuar me të në-
përmjet Kishës së shenjtë. Ata që
nuk janë të lidhur me Kishën gje-
nden jashtë mbretërisë së Krishtit
dhe e privojnë veten e tyre nga nderi
i të qenit bij të mbretërisë së Krishtit.
Kisha e shenjtë e Krishtit është
institucioni hyjnor fetar themeluar
nga Shpëtimtari Jisu Krisht për
shpëtimin e gjinisë së njerëzve.
Kisha u dha nga Shpëtimtari si in
strument i dashurisë së tij hyjnore
dhe dashamirësisë së tij për nje-
rëzit. Ajo është një enë e përjetshme
e hirit hyjnor dhe konsumatore e
shpëtimit të njerëzve. Si Kryetar
dhe Përmbushës i shpëtimit të
njerëzve, si Perëndi, Shpëtimtari
Jisu Krisht, gjithnjë i njëjtë, i shpëtoj
të gjithë sa besojnë tek ai përjetë.
përktheu E. Pani
(vijon në numrin e ardhshëm)