EmailFacebookKontakt

Nga përshëndetjet në Liturgjinë Hyjnore të 2 gushtit – Nga Hirësi Ignati

Nga përshëndetjet në Liturgjinë Hyjnore të 2 gushtit

Nga Hirësi Ignati

Fortlumturi, sot me rastin e përvjetorit Tuaj, kemi bekim të veçantë të marrim pjesë në Meshën Hyjnore dhe të dëgjojmë fjalën e Perëndisë me rastin e shenjtorit, dëshmorit dhe kryedhjakonit të parë. Nuk është pa rëndësi edhe lidhja që ekziston midis ditës së Fronëzimit Tuaj dhe transferimit të lipsanit të këtij shenjtori të madh dhe të parit martir të Krishterimit, sepse ka shumë gjëra që lidhen së bashku.

Së pari, sepse ky është i pari që për dëshminë e tij u martirizua; për mbrojtjen e krishtërimit u vra me gurë.

Por dhe juve Fortlumturi keni pasur misionin e përhapjes së fj alës së Perëndisë jashtë Kishës, në popujt të cilët nuk kishin parë dritën e Perëndisë, në Afrikë së pari, por edhe pastaj me atë përvojë erdhët edhe këtu të ringjallnit këtë kishë dhe të hapnit zemrat e besimtarëve që ishin të frikësuara dhe të mby- llura nga frika e regjimit.

Shën Stefani ishte martiri që ishte mbushur sipas fjalës së she- njtë të veprave të apostujve – me frymën e shenjtë dhe me shumë fuqi – i frymëzuar nga Shpirti i She- njtë dhe me fuqinë e tërëshenjtë erdhët dhe filluat këtë mision…

Ç’është vepra e çudisë sipas fjalës së Perëndisë: Të ngjallet një i vdekur me urdhër të apostujve, edhe të profetëve, edhe të shenjtorëve. Por më e madhe është të ngjallën shpirtrat e vdekur… Prandaj janë të justifikuara fjalët e Patrikut Ekumenik, i cili tha: “Kush do të shikojë çudira le të shkojë në Shqipëri”.

.. .Edhe juve fatin e mirë kishit, sepse duke i ngjarë zotit Krisht dhe shën Shën Stefanit mbi supet tuaja keni ngrënë shumë shpifje dhe shumë gënjeshtra, por të gjitha i përballuat si Shën Stefani dhe si Zoti Krisht me zemërgjerësi, me dashuri. Mos u mund nga e keqja – por me të mirën ta mundësh të keqen. Ky ishte dhe është synimi i misionit Tuaj.

Nuk kemi kohë të thomi dhe më tepër. Nënkuptohet. Nga e pakta kupton të shumtën. Prandaj i lutemi Zotit t’u mbajë nën këtë hir dhe të vazhdoni të jini përgjithmonë. T’u japë shëndet dhe jetë të gjatë, që për shumë vjetë së bashku të kremtojmë këtë përvjetor të shkëlqyer.

Nga përshëndetjet në Liturgjinë Hyjnore të 2 gushtit
Nga Hirësi Ignati
Fortlumturi, sot me rastin e përvjetorit Tuaj, kemi bekim të veçantë të
marrim pjesë në Meshën Hyjnore dhe të dëgjojmë fjalën e Perëndisë
me rastin e shenjtorit, dëshmorit dhe kryedhjakonit të parë. Nuk është
pa rëndësi edhe lidhja që ekziston midis ditës së Fronëzimit Tuaj dhe
transferimit të lipsanit të këtij shenjtori të madh dhe të parit martir të
Krishterimit, sepse ka shumë gjëra që lidhen së bashku.
Së pari, sepse ky është i pari që për dëshminë e tij u martirizua; për
mbrojtjen e krishtërimit u vra me gurë.
Por dhe juve Fortlumturi keni
pasur misionin e përhapjes së fj alës
së Perëndisë jashtë Kishës, në
popujt të cilët nuk kishin parë dritën
e Perëndisë, në Afrikë së pari, por
edhe pastaj me atë përvojë erdhët
edhe këtu të ringjallnit këtë kishë
dhe të hapnit zemrat e besimtarëve
që ishin të frikësuara dhe të mby-
llura nga frika e regjimit.
Shën Stefani ishte martiri që
ishte mbushur sipas fjalës së she-
njtë të veprave të apostujve – me
frymën e shenjtë dhe me shumë
fuqi – i frymëzuar nga Shpirti i She-
njtë dhe me fuqinë e tërëshenjtë
erdhët dhe filluat këtë mision…
Ç’është vepra e çudisë sipas fjalës së Perëndisë: Të ngjallet një i
vdekur me urdhër të apostujve, edhe të profetëve, edhe të shenjtorëve.
Por më e madhe është të ngjallën shpirtrat e vdekur… Prandaj janë të
justifikuara fjalët e Patrikut Ekumenik, i cili tha: “Kush do të shikojë
çudira le të shkojë në Shqipëri”.
.. .Edhe juve fatin e mirë kishit, sepse duke i ngjarë zotit Krisht dhe
shën Shën Stefanit mbi supet tuaja keni ngrënë shumë shpifje dhe shumë
gënjeshtra, por të gjitha i përballuat si Shën Stefani dhe si Zoti Krisht me
zemërgjerësi, me dashuri. Mos u mund nga e keqja – por me të mirën ta
mundësh të keqen. Ky ishte dhe është synimi i misionit Tuaj.
Nuk kemi kohë të thomi dhe më tepër. Nënkuptohet. Nga e pakta
kupton të shumtën. Prandaj i lutemi Zotit t’u mbajë nën këtë hir dhe të
vazhdoni të jini përgjithmonë. T’u japë shëndet dhe jetë të gjatë, që për
shumë vjetë së bashku të kremtojmë këtë përvjetor të shkëlqyer.