Nga përshëndetja e Kryepiskopit
Anastas, drejtuar
Tërëshenjtërisë së Tij Vartholomeut I
Në çdo Liturgji Hyjnore,
duke u kunguar me Trupin
dhe Gjakun e Krishtit dhe,
duke kujtuar të gjithë pa-
trikët dhe Kryepiskopët e Të-
rëshenjtë e të Nderuar të
Kishave Orthodhokse Auto-
qefale të çdo vendi, përjetojmë
unitetin e Kishës, e cila është
Një, e Shenjtë, e Përgjithshme
dhe Apostolike “e shtrirë në të
gjithë botën”. Po në mënyrë të
veçantë, Liturgjia Hyjnore e
sotme, që zhvillohet në Kishën
e Manastirit të Shën Triadhës
së Shkollës të dëgjuar Te-
ologjike të Halkit, përbën për
ne një dhurëti të posaçme dhe
stacionin historik kishtar,
sepse është hera e parë që një
delegacion zyrtar i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë pati bekimin të
bashkëmeshojë me Patrikun
Ekumenik dhe me Sinodin e
Tij të Shenjtë e të Hirshëm, dhe
kështu të forcohet lidhja më
Shpirtin e Shenjtë të Kishës
në Shqipëri me Kishën e Ma
dhe të Krishtit.
Tërëshenjtëri, siç e dini
edhe Ju, nga viti 1944 deri më
1990, Kisha Orthodhokse në
Shqipëri jetoi përndjekjen më
të frikshme. Besimtarët e
zgjedhur orthodhoksë të Shqi-
përisë gjatë kësaj prove të tyre
të dhimbshme vështronin plot
shpresë te Kisha e Madhe dhe
e Shenjtë e Krishtit, prandaj,
sapo lindi periudha e re e
demokracisë, me falenderim
të ngrohtë e me besim të plotë
përshëndetën kujdesin e
Patrikanës Ekumenike për
ringritjen kanonike të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Dhe tek ajo u drej-
tuan menjëherë për mëkë-
mbjen e Kishës së tyre, me bi-
ndjen se ky Fron Apostolik,
Patriarkal dhe Ekumenik ka
në bazë të traditës shumë-
shekullore kujdesin për të
gjithë Kishat Orthodhokse të
ndodhura në shtrëngime dhe
nevoja, si edhe detyrën dhe
të drejtën për t’i ndihmuar
ato…
(Përshëndetjet e
mësipërme u shkëmbyen
midis të dy primatëve ‘gjatë
vizitës në Shkollën e njohur
Teologjike të Halkit)