EmailFacebookKontakt

Nga omelia e Kryepiskopit Anastas

Zoti nuk ka nevojë që të shenjtërohet në lumin Jordan, por shkon për të shenjtëruar mbarë natyrën njerëzore. Për ne të krishterët, Krishti erdhi në tokë si Bir i Perëndisë, i Cili mori të gjithë natyrën njerëzore, e ripërtëriu dhe e shenjtëroi këtë natyrë. Ai e shenjtëron çdo person që vjen në këtë botë, lidhet me Zotin dhe E pason Atë. Uji është elementi më thelbësor i jetës. Kur u shfaq në lumin Jordan, At shenjtëroi ujërat dhe gjithë natyrën. Kjo quhet gjithashtu edhe festa e dritave. Zemra jonë të mbushet me dritën e besimit, shpresës dhe dashurisë.

(Nga omelia e Kryepiskopit Anastas)