Nga Mesazhi final iAsamblesë së Tretë Ekumenike Evropiane, Sibiu, Rumani E shtunë, 8 shtator, e Kremtja e Lindjes së të Tërëshenjtës Mari
DRITA E KRISHTITIU NDRITTË TË GJITHËVE!
Nga Mesazhi final iAsamblesë së Tretë Ekumenike Evropiane, Sibiu, Rumani
E shtunë, 8 shtator, e Kremtja e Lindjes së të Tërëshenjtës Mari
DRITA E KRISHTITIU NDRITTË TË GJITHËVE!
N
e, pelegrinë të krishterë nga e gjithë Evropa dhe më tej,
dëshmojmë për fuqinë transformuese të kësaj drite, që është më
e fuqishme se terri, dhe e shpallim si shpresë që përqafon të gjitha
aspektet për Kishat tona, për gjithë Evropën dhe për botën mbarë.
Në emër të Perëndisë së Trinishëm, Atë, Bir dhe Shpirt i Shenjtë,
jemi mbledhur në qytetin e Sibiut, Rumani (4-9 shtator 2007). Kjo Asa-
mble e Tretë Ekumenike Evropiane u karakterizua nga pasuria e spiri-
tualitetit dhe traditës Orthodhokse. Ritheksojmë dhe rinovojmë impe-
njimet serioze që kemi marrë në Bazel dhe Grac dhe shprehim keqar-
dhje që deri më sot nuk kemi arritur të përmbushim disa nga ato. Me-
gjithatë, besimi ynë në fuqinë transformuese të Dritës së Krishtit është
më i fortë se errësira dhe shkurajimi, se fatalizmi, se frika dhe indiferenca.
Asambleja jonë e Tretë Ekumenike Evropiane nisi më 2006 në
Romë dhe vazhdoi më 2007 në Witemberg. Në kuadrin e këtij pelegri-
nazhi ekumenik u organizuan takime të shumta rajonale, veç atij të Kisha
ve Orthodhokse në Rodos dhe atij të të rinjve në St. Maurice. Presim
me gëzim impenjimin e të rinj ve dhe kontributin që ata kanë ofruar për
Asamblenë. E mbështetur dhe e motivuar nga Charta Ecumenica,
Asambleja jonë çoi përpara punën e nisur në asambletë e mëparshme
dhe ishte një rast për shkëmbimin e dhuratave dhe pasurimin reciprok.
Nuk jemi të vetëm në këtë pelegrinazh. Krishti është me ne dhe
në radhën e dëshmitarëve (Heb. 12,1), na shoqërojnë martirët bashkë-
kohorë: dëshmia e jetës dhe e vdekjes së tyre na frymëzon individu-
alisht dhe si trup. Në kungim me ta, impenjohemi të veprojmë në mënyrë
që Drita e Krishtit të transfiguruar të shkëlqejë nëpërmjet dëshmive
tona, të rrënjosura thellë në lutjën dhe dashurinë. Kjo është përgjigjja
jonë e përulur ndaj sakrificës së jetëve të tyre.
DRITA E KRISHTIT PËR EVROPËN
M
endojmë se çdo qenie njerëzore është krijuar sipas imazhit dhe
ngjashmërisë së Perëndisë (Gjen.1,27) dhe meriton të njëjtin
respekt e dashuri pavarësisht nga ndryshimet në besim, kulturë, moshë,
gjini, origjinë etnike, që nga nisja e jetës deri në vdekjen natyrale. Duke
qenë të ndërgjegjshëm për rrënjët tona të përbashkëta janë shumë më
të thella se dasitë tona, ndërsa kërkojmë rinovimin dhe unitetin dhe që
të kuptojmë rolin e Kishave në shoqërinë e sotme evropiane, jemi
përqendruar në takimin me persona të besimeve të tjera.
…Në historinë tonë evropiane ka pasur periudha të ashpra
konfliktesh, por edhe periudha bashkejetese paqësore midis personave
të të gjitha besimeve. Sot nuk ka alternative tjetër veç dialogut: jo një
kompromis, por një dialog jete në të cilin mund të themi të vërtetën në
dashuri. Të gjithë kemi nevojë të mësojmë më shumë mbi të gjitha
besimet dhe rekomandimet e Charta Ecumenica duhet zhvilluar më
tej. I drejtojmë një apel bashkëvëllezërve tanë të krishterë dhe gjithë
atyre që besojnë në Perëndinë, në mënyrë që të respektojnë të drejtën
e personave të tjerë për liri fetare, dhe shprehim solidaritetin tonë për
komunitetet e krishtera që jetojnë në Lindjen e Mesme, në Irak ose në
pjesë të tjera të globit si minoritete fetare dhe ndiejnë që qenia e tyre
kërcënohet.
Shumë nga ne janë mirënjohës që kanë mundur të provojnë
ndryshimet e thella në Evropë në dhjetëvjeçarët e fundit. Evropa është
më shumë se Bashkimi Evropian. Si të krishterë, ndajmë përgjegjësinë
për të plazmuar Evropën si një kontinent paqeje, solidariteti, pjesë-
marrjeje dhe zhvillimi të mundshëm.
DRITA E KRISHTIT NË KISHË DRITA E KRISHTIT PËR GJITHË BOTËN
D
rita e Krishtit na bën që të rrojmë për të tjerët dhe në kungim
midis nesh. Dëshmia jonë në favor të shpresës dhe unitetit do të
jetë e besueshme për Evropën dhe për botën vetëm nëse vazhdojmë
rrugëtimin drejt unitetit të dukshëm. Unitet nuk do të thotë uniformitet.
Ka një vlerë të pamatë në rikthimin tek eksperimentimi i kinonias
dhe në shkëmbimin e atyre dhuratave shpirtërore, të cilat që nga fillimi
i kanë dhënë forcë lëvizjes ekumenike.
Në Sibiu kemi ndjerë sërish plagën e dhimbshme të ndarjes midis
Kishave tona. Kjo ka të bëjë edhe me kuptimin që i japim unitetit të
saj. Zhvillimet e dukshme historike dhe kulturore në Krishterimin lindor
dhe atë perëndimor kanë kontribuar në këto ndryshime, dhe kuptimi i
tyre kërkon vëmendjen tonë urgjente dhe një dialog të vazhdueshëm.
Jemi të bindur se familja e gjerë kristiane duhet t’i përballojë çështjet
doktrinore dhe duhet gjithashtu të kërkojë një konsensus më të gjerë për
sa ka të bëjë me vlerat morale që rrjedhin nga Ungjilli dhe një stil të be-
sueshëm jetese, që të dëshmojë në gëzim Dritën e Krishtit në botën tonë
laike ekzigjente dhe moderne, në sferën private ashtu si edhe në atë publike.
Spiritualiteti ynë i krishterë përbën një thesar të vyer: pasi e ke ha-
pur, të tregon shumëllojshmërinë e pasurive të tij dhe i hap zemrat to
na ndaj bukurisë së fytyrës së Jisuit dhe fuqisë së lutjes. Vetëm nëse
i jemi më afër Zotit tonë Jisu Krisht mund të afrohemi më shumë midis
nesh dhe të provojmë kinonian e vërtetë. Nuk mund të mos i ndajmë
këto pasuri me të gjithë burrat dhe gratë që kërkojnë dritë në këtë kon-
tinent. Dëshmia jonë ndaj dritës së Krishtit i korrespondon një impenjimi
besnik për të dëgjuar, jetuar dhe ndarë historitë tona të jetës dhe përvojat
e jetës dhe të shpresës që na kanë modeluar si dishepuj të Krishtit.
F
jala
nuk
e Perëndisë vë në vështirësi ne vetë dhe kulturën evropiane:
duhet të jetojnë më vetëm për vetveten, por për Atë që vdiq
për ta dhe u ringjall. Të krishterët duhet të çlirohen nga frika dhe ko-
pracëria e pangopshme që na shtyn të jetojmë vëtëm për veten, të pa-
fuqishëm, me paragjykim dhe të mbyllur. Ndërsa Fjala e Perëndisë na
fton të mos shpërdorojmë pasurinë e çmuar të atyre që në 60 vitet e
fundit kanë punuar për paqen dhe unitetin në Evropë. Paqja është një
dhuratë e jashtëzakonshme dhe e vyer…. Ne refuzojmë luftën simjet
për zgjidhjen e konflikteve, dhe për zgjidhjen e tyre promovojmë mjetet
jo të dhunshme, dhe shprehim shqetësimin tonë për garën e riarmatimit.
Dhuna dhe terrorizmi në emër të besimit janë një mohim i fesë.
Drita e Krishtit shkëlqen mbi termin “drejtësi”, duke e lidhur me
mëshirën hyjnore. E ndriçuar kështu ajo i shpëton çdo pretendimi të
dykuptimtë. Në gjithë botën – edhe në Evropë – procesi aktual i
globalizimit radikal të tregut po thellon ndarjen e shoqërisë njerëzore
në fitimtarë dhe të humbur, zvogëlon vlerën e personave të panumërt,
ka implikime katastrofike për mjedisin dhe, në mënyrë të veçantë, për
ndryshimet klimatike, dhe nuk rezulton i përputhshëm me një të ardhme
të mundshme për planetin tonë.
O Krisht, Drita e vërtetë, që ndriçon dhe shenjtëron çdo njeri që
vjen në këtë botë, u shënoftë mbi ne drita e fytyrës Sate, që në atë të
mund të sodisim dritën e paafrueshme dhe drejto hapat tanë për të
vënë në jetë porositë e Tua. Na jep shpëtimin dhe na drejto në Mbre-
tërinë Tënde të përjetshme, sepse Ti je Krijuesi ynë dhe Dhënësi i
gjithçkaje që është e mirë. Shpresa jonë mbetet tek Ti dhe Ty të thurim
lavde, tani e përherë. Amin!