Nga letra e fundit e Papa Benediktit XVI
dërguar Kryepiskopit Anastas
Fortlumturisë së Tij, Anastasit, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë
Me gëzim nga zemra për Lindjen e Zotit tonë Jisu Krisht, ju shpreh mirënjohjen time për përshëndetjen që Fortlumturia Juaj më ka dërguar në mënyrë vëllazërore(…).
(…)Gjatë Krishtlindjes ne bëhemi më të ndërgjegjshëm për ata që vuajnë dhe që përballen me vështirësi dhe unë mendoj në veçanti për shumë besimtarë në vende të ndryshme të botës që durojnë vuajtje e fatkeqësi për hir të besimit të tyre te Zoti. Le t’ia besojmë këta Marisë, Nënës së Jisuit, duke i mbështetur me lutjen tonë, që të mbeten besnikë ndaj thirrjes së tyre të krishterë.
Me këto ndjenja, shpreh përsëri mirënjohjen time për urimet e Krishtlindjes nga ana e Fortlumturisë Suaj, ndërsa ju siguroj edhe një herë për urimet e mia të mira vëllazërore.
Nga Vatikani, 21 Janar 2013, Benedikti XVI