Në Konstandinopojë, Patriku Ekumenik e hodhi kryqin në ujërat e detit, në ngushticën e Bosforit, pranë njërës nga urat që lidh dy kontinentet.
Kjo shërbesë kishte rreth 20 vjet që nuk ishte kryer në mënyrë të tillë dhe për ta ndjekur kishin ardhur orthodhoksë nga vende të ndryshme të botës.
Pikërisht një prej tyre ishte i riu që shikoni në foto, i cili doli fitimtar në kapjen e kryqit.
Lajmërim
Lajmërohen të gjithë të interesuarit se, së shpejti, do të hapet, nga At Justini, një klasë e re për mësimin e Muzikës Bizantine. Afati i regjistrimeve është deri në dt. 25.01.2003.
Për më tepër informacion kontaktoni në Kryepiskopatën e Hirshme në numrat: 234117 dhe 235095.