Nga kremtimet e Javës së Madhe të Pashkës
Tropari i Kasianisë
Të Martën e Madhe pasdite
kryhet në Kishë Shërbesa e më-
ngjesit e së Mërkurës së Madhe.
Ndërmjet himneve dhe tropareve
të bukur e pendimnxitës, që psalen
në këtë shërbesë, psalet dhe tro-
pari i Kasianisë. Ky tropar është
shumë i njohur ndër besimtarët
tanë orthodhoksë për përmbajtjen
e tij të lartë.
Në të bëhet fjalë për një grua,
– e cila -sipas tregimit ungjillor –
kish rënë në shumë mëkate dhe që,
pak ditë para varrimit të Shpëtim-
tarit, kish marrë vendimin e madh
të braktiste jetën prej prostitute, të
paraqitej para Diellit të Drejtësisë,
të qajë hidhur, të rrëfejë dhimbjet,
që të lehtësohej shpirti i saj i rë-
nduar, të ndjehej e të pastrohej,
që të fillonte një jetë të re, të bëhej
njeri i ri. Deshi me zemër të flaktë
dhe me vullnet të fortë të groposë
në varrin e harresës barrën e rëndë
të mëkateve. U zgjua atë ditë të
bukur me këtë vendim të prerë në
të cilin e kishin nxitur qortimet e
ndërgjegjes dhe rruga pa krye që
kish ndjekur. Dhe, kjo grua, e zhy-
tur në mëkate dhe e dëshpëruar
për veprat e saj të dobëta, kërkon-
te liman shpëtimi. Dhe e gjeti. E
gjeti pranë Shpëtimtarit, pak ditë
para varrimit. Dhe i sjell miro e lot
pendimi. Dhe duke vajtuar, varros
njeriun e saj të vjetër. Hedh në ha-
rresë mashtruesin e parë dhe
shfrytëzuesin e fundit. Ndërron
rrugë. Shpëton.
Zoti ka rrugica që bashkojnë
rrugën e së ligës me rrugën e së
mirës, në mënyrë, që ta ketë më të
lehtë kushdo që dëshiron të ndë-
rrojë jetë. Këto rrugica janë rrugi-
cat e pendimit. I ka hapur njeri-
dashja e Zotit, që të shpëtojnë pas-
ardhësit e të parëkrijuarve të Tij.
Janë rrugicat që shpëtuan dhe
gruan mëkatare.
Kjo është shkurtimisht tema e
troparit të Kasianisë.
Dhe tani disa të dhëna për Ka-
sianinë, autoren dhe kompozitoren
e këtij tropari.
Kasiania, e njohur dhe me em-
rat Kasia, Ikasia dhe Taisia, është
e vetmja femër poete dhe kompo-
zitore e periudhës bizantine. Koha
e lindjes së saj dhe e ndërrimit të
jetës nuk dihet me saktësi. Dihet
sa ka jetuar gjatë shekullit të IX-të.
Në Sinaksarët përmendet si “një
vajzë jetime nga Bizanti, prej një
familjeje fisnikësh, e bukur dhe e
ditur, një askete oshënare dhe
monake shpresëtare”. Dihet gji-
thashtu me siguri se kish ndërtuar
në rrethet e Konstandinopojës një
manastir, ku kaloi kohën më të
shumtë të jetës duke u ushtruar
shpirtërisht dhe duke shkruar
shumë himne, poezi, irmose e të
tjera. Vdiq në moshë të madhe.
Kisha e përkujton si oshënare më
7 shtator.
Ndër himnet, poezitë, irmoset,
epigramet e shkrimet e tjera të saj,
dy shquhen si nga më të spikaturat:
Tropari i shumënjohur i Kasianisë,
dhe tropari “kur mbretëronte mbi
tokë Augusti…”, që psalet në
Shërbesën e mbrëmjes së Krisht-
lindjes, të cilin bizantinologu i
shquar gjerman Krumbacher e
karakterizon krejt origjinal dhe ku
bëhet një paralelizëm tepër i
goditur midis pushtetit romak të
kohës dhe mbretërisë që do të
themelonte Krishti i lindur.
Krumbacheri, duke folur për
Kasianinë në veprën e tij mbi
letërsinë bizantine, thotë se: “në
himnet e saj ajo tregon liri të madhe
dhe një ndjenjë të thellë, dhe se të
gjitha himnet e saj shquhen nga
origjinaliteti i ideve dhe nga një
shprehje e fuqishme”.
Shtojmë se, lidhur me Kasiani-
në, dy kronikanë bizantinë, i pari
Jorgji Mëkatari (vdekur rreth
v.914 pas Kr.) dhe i dyti Simeon
Magjistri (fundi i sh. X) flasin për
një incident që paska ndodhur
midis Kasianisë dhe perandorit të
Bizantit Teofil (829-842), incident
i cili është përdorur si subjekt nga
mjaft shkrimtarë e tregimtarë për
të shkruar romane e tregime nga
më fantastiket.
Dh. B.