EmailFacebookKontakt

Nga Kanoni i Epitafisë / Kënga VIII

Nga Kanoni i Epitafisë

Kënga VIII

Dridhu, tmerrohu ti, o qiell, edhe tronditu prej themelive ti, o dhe, se ja ku hidhet me të vdekurit, Zoti që lart mbretëron, dhe mbyllet në varrin e përunjur. O djema e bekoni, priftërinj e himnoni, të gjith’ e lartësoni përherë dhe për jetë. (2 herë)

Tmerri dishepujt i dërrmon, edhe lavdi fiton Arimathiani sot, se kur të vdekur dhe të zhveshur pa, Zotin Jisu Perëndi, e lyp dhe e varros duke thirrur: O djema e bekoni, priftërinj e himnoni, të gjith’ e lartësoni përherë dhe për jetë.

Ç’është çudia që shikoj! Ç’është kjo mirësi, ky durim që s’ka tregim! Duke dashur nënë dhe po hyn, Zoti që lart mbretëron, dhe shahet si Perëndi i rremë. O djema e bekoni, priftërinj e himnoni, të gjith’ e lartësoni përherë dhe për jetë.