EmailFacebookKontakt

Nga kalendari i vitit 1994

Janar

6 Janar – Festim madhështor në Berat i Ujit të Bekuar, nga Fortlumturia e Tij Anastasi.

20 Janar – Komiteti Drejtues i Këshillit Botëror të Kishave votoi unanimisht për pranimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kryepiskopi Anastas thekson nga tribuna e KBK “Jemi një Kishë që përjetojmë Ngjallje të vërtetë”.

Shkurt

2 Shkurt – Në sallat e Muzeut Kombëtar ndodh një vjedhje shumë e rëndë: Merren Epitafi i Gllavenicës dhe 4 ikona (të Onufrit dhe David Selenicasit)

3-7 Shkurt Kryepiskopi merr pjesë në Stamboll dhe Bet në Konferencën “Thirrje Ndërgjegjes” (me përfaqësues të tri feve monoteiste; të krishterë, myslimane dhe judaike), e cila miratoi deklaratën e Bosforit – apel për paqen dhe dënim i luftrave.

– Fillon punën shtypshkronja “Ngjallja”, dhuratë e fondacionit “Onasis”.

Mars

20 Mars – Kryepiskopi Anastas vë gurin e themelit në Kishën e re Orthodhokse të Këlcyrës

24 Mars – Përurohet këmbanarja e Kishës së Ungjillëzimit.

Prill

3 Prill – Në Korçë, Policia ndalon në momentin e fundit shërbesën e bekimit të themeleve të kishës së re katedrale.

11 Prill – Kryepiskopi Anastas, me anë të jë deklarate për shtypin, merr pjesë në dhimbjen e thellë që shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerëzve të pafajshëm në fshatin Peshkëpi e Sipërme.

29 Prill – Policia ndalon në mënyrë absurde nxjerrjen e Epitafit nga Kisha e Ungjillëzimit. Deklarata që shtrembërojnë realitetin të Ministrisë së Rendit dhe asaj të Jashtme shënojnë fillimin e një fushate denigruese kundër KOASH dhe Kryepiskopit Anastas.

Maj

2 Maj – Qindra besimtarë orthodhoksë, të mbledhur në Kishën e Ungjillëzimit protestuan njëzëri për pengimet e Pashkës dhe shpifjet që i pasuan, me anën e një peticioni drejtuar RTV. Peticione i drejtojnë edhe besimtarët e të gjithë enorive.

9 Maj – Kryepiskopi Anastas i drjeton një letër Presidentit Berisha, lidhur me keqinterpretimet e ngjarjeve të Pashkës ’94 dhe pozicionin e Kishës në to.

Qershor

23-24 Qershor – Në Tiranë u mblodhën Këshilli i Përgjithshëm Kishtar dhe Asambleja e Klerikëve, që aprovuan unanimisht një deklaratë mbi problemet më shqetësuese dhe ku u shpreh njëzëri mbështetja për Kryepiskopin Anastas.

Korrik

1 Korrik – Në Kishën e Ungjillëzmit u zhvillua një takim mes komuniteteve të krishtera dhe përfaqësuesve të Shoqërisë Biblike, për të diskutuar rreth krijimit të Shoqërisë Biblike Shqiptare.

Gusht

1 Gusht – Në prani të mbi 15 besimtarëve e banorëve të Korçës, Kryepiskopi Anastas bekoi fillimet e punimeve për Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”.

2 Gusht – U mbushën 2 vjet nga dita e gëzueshme e fronëzimit të Imzot Anastasit.

Shtator

1 Shtator – Kryepiskopi merr pjesë në Stamboll në 150 vjetorin e shkollës Teologjike të Halkit të Patrikanës Ekumenike dhe në çeljen e Vitit të ri Liturgjik.

Tetor

12 Tetor – Patriku Ekumenik Vartholomeu, i pyetur për zhurmën rreth largimit të mundshëm të Kryepiskopit Anastas, përgjigjej se “… Humbja do të jetë për gjithë Shqipërinë”

14 Tetor – Këshilli i Përgjithshëm Kishtar i KOASH i dërgon një Promemorie Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit, ku kundërshtohet futja në projektkushtetutë e paragrafit 4 të nenit 7, që bie ndesh me “Laicitetin e Shtetitit”.

Nëntor

2 Nëntor – Në Kishën katedrale të Ungjillëzimit në, filloi cikli “Ligjëratave të intelektualëve”. Kryepiskopi referoi temën “Kuadri juridiko-kanonik i Kishës sonë”.

5 Nëntor – me një ceremoni të bukur, në prani të qindra besimtarëve, Kryepiskopi Anastas bekoi fillimin e punimeve për Katedralen e re të Durësit,

19 Nëntor – Kryepiskopi Anastas bekoi në Shën Vlash fillimin e punimeve për Shkollën Teologjike.

Dhjetor

7 Dhjetor – në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut (10 Dhjetor) Kryepiskopi mban Ligjëratën e dytë të ciklit “Ligjërata të intelektualëve”, me temë “Të drejtat e njeriut në traditën orthodhokse”.