EmailFacebookKontakt

Nga jeta e Shën Joan Kukuzelit

Një të shtunë të Himnit Akathist (e shtuna e pestë e Kreshmës së Madhe), Joani po këndonte himnet kushtuar Hyjlindëses: “Ja gojën e çel tani, i frymëzuar prej Shpirtit të Shenjtë, dhe këngë do t’i këndoj, Nënës së Madhe mbi iron, dhe do ta kremtoj, me valle buzëqeshur, me zë do ti shpall kudo, gjithë çuditë e saj”. Në fund të këngës, këngëtari ishte rrëmbyer në ekstazë dhe po dremiste, ndonëse po qëndronte në këmbë. Nga ikona, e Tërëshenjta zgjati dorën dhe vuri në dorë të Joanit një monedhë të artë, duke i thënë: “Gëzohu Joan, biri im, këndo për mua dhe unë nuk do të braktis kurrë”. Gjithashtu, ajo e shëroi edhe nga gangrena. Murgjërit athonitë e tregojnë me krenari akoma dhe sot ikonën e Hyjlindëses, që për nder të tij quhet “Kukuzelica” si edhe monedhën e artë, që Ajo i dhuroi.

Shën Joani e kaloi pjesën tjetër të jetës, duke i kënduar këngë e lavde Hyjlindëses, si edhe duke kompozuar shumë pjesë muzikore kishtare, të cilat kanë lënë një gjurmë të thellë në traditën orthodhokse.