NGA JEHONA E SHTYPIT PER VIZITEN E DELEGACIONIT TE KISHES
ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TE SHQIPERISE NE GREQI
Vizita e delegacionit të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë kryesuar nga
Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas,
pati një jehonë të gjerë nëgjithë shtypin grek.
Më poshtë po japim një pjesë nga shkrimet
e botuara me këtë rast në shtypin grek
Gazeta “Kathimerini”, datë 3 nëntor
2001, në artikulh ‘ ^ saj me titull: “Kryepi
skopi i Shqipërisë Anastas në Athinë”,
shkruan, ndërmjet të tjerave: “Kryepiskopi
i Tiranës, Anastasi, Profesor Nderi i Uni
versitetit të Athinës, Anëtar Korrespodent
i Akademisë së Athinës dhe ish-Drejtor i
Përgjithshëm i Diakonisë Apostolike të
Kishës së Greqisë, konsiderohet botërisht
si një personalitet kishtar me rrezatim dhe
prestigj ndërkombëtar dhe me një veprim-
tari dhe prani tepër të gjerë në shoqëri…
Brenda 10 vjetësh ai ngriti nga gërmadhat
Kishën Orthodhokse të Shqipërisë, e cila
ishte rrafshuar nga rregjimi i Hoxhës”. Nga fjalimi i Kryepiskopit të Greqisë z. Kristodhulos në Kishën Katedrale të Athinës
Gazeta “Eleftheros Typos”
e datës 4 nëntor 2001, në
një kryeartikull me ti
tull: “Në Shqipëri Kisha
Orthodhokse ringrihet –
Një mrekulli kryhet nga
zeroja me në krye Krye-
piskopin Anastas”, midis
të tjerave, artikull-
shkruesi thotë: “Duke
patur si armë dashurinë
dhe besimin, Kryepi-
skopi i Tiranës dhe i gji-
thë Shqipërisë, Anastasi,
i cili ndodhet për një vi-
zitë zyrtare në Greqi, ni
si para 10 vitesh përpje-
kjen për të ringjallur
Kishën Orthodhokse të
Shipërisë që në fakt
ishte e vdekur. Dhe bre-
nda këtyre viteve, ka fi-
tuar dashurinë e të gji-
thë shqiptarëve, të kri-
shterëve dhe myslima-
nëve”.
Po kjo gazetë, në të
njëjtin numër ka arti
kullin me titull “Hiera-
rku i pajtimit dhe i pa-
qes ndodhet në Greqi”,
ku, ndërmjet të tjerave
thuhet: “Reformuesi dhe
Kryepiskopi i Kishës
Orthodhokse të Shqipë-
risë z. Anastas, këto ditë
është duke vizituar zyr-
tarisht Greqinë dhe bën
takime të rëndësishme
me udhëheqjen politike
dhe kishtare të vendit”.
Gazeta “To Vima” e datës
4 nëntor 2001, përmban
artikullin me titull:
“Anastasi – Kryebariu
kozmopolit”. “Persona-
liteti i tij i shumanshëm
njihet tashmë nga të
gjithë sa merren me
punët e fesë”, theksohet
në këtë artikull. Autori
nënvizon Qalët e Patri-
kut Ekumenik, Vartho-
lomeu, pas përfundimit
të vizitës së tij në Shqi-
përi, i cili përshkruan
personalitetin e Krye
piskopit Anastas: “Krye
piskopi Anastas është
dhuratë e qiellit. Eshtë
dhuratë për njerëzimin.
Eshtë një njeri i rrallë,
që nuk gjendet lehtë, me
shumë dhunti shumë-
gjuhësh, shumë i da-
shur. Me prestigj dhe
afirmim ndërkombëtar”.
Gazeta “Vradhini”, datë
4.11.2001, në artikullin
e saj me titull: “Në
Athinë Kryepiskopi i
Shqipërisë, Anastasi, një
figurë e shquar”, ndër-
mjet të tjerave shkruan:
“E rëndësishme në
shumë aspekte është
prania e Kryepiskopit të
Shqipërisë, Anastas, në
Greqi, i ftuar zyrtarisht
nga Kisha e Greqisë. Veç
faktit se që nga krijimi i
Kishës së Shqipërisë në
vitin 1937, është vizita
e parë e një Primati të
saj në Kishën e Greqisë,
fizionomia shpirtërore
dhe personaliteti i ndri-
tur i Anastasit pranohet
si nga Kisha ashtu dhe
nga shteti.
Gazeta “Eleftherotypia”,
datë 5.11.2001, në
artikullin me titull “Një
Kryepiskop ndryshe”, i
referohet fjalës së
Kryepiskopit Anastas në
Mitropolinë e Athinës,
duke e cilësuar “Predi-
kim dashurie dhe urtë-
sie”. “Anastasi, – thotë
autori i shkrimit, – iu re-
ferua shumë herë Apos
tull Pavlit, jo për të sul-
muar “të fuqishmit e To-
kës”, por për të transme-
tuar një mesazh theolo-
gjik të një lloji tjetër”.
Gazeta “Ta Nea”, datë
6. 11.2001, në artikullin
me titull “Anastasi: Ki-
sha nuk është konfede-
ratë”, midis të tjerash,
theksohet: “Për unitetin
e Orthodhoksisë me
koordinator Patriarkun
Ekumenik u pozicionua
Kryepiskopi i Tiranës
dhe i gjithë Shqipërisë,
Anastasi, duke folur në
Manastirin Petrakis…
Më pas ai theksoi:
“Mbështetja e ndër-
sjelltë e Kishave lokale
është e nevojshme të
dalë në pah dhe të
përjetohet veçanërisht
gjatë mijëvjeçarit të
tretë. Të forcohet
ndërgjegjja se Kisha
Orthodhokse nuk është
një konfederatë Kishash
lokale, por një Kishë, e
Përgjithshme dhe Apos-
tolike, – tha duke përfu-
nduar Anastasi”.
Gazeta ^ellenikos Vorras”,
datë 11 nëntor 2001, në
artikullin e saj me titull
“Kryebariu i mirë
Anastas mahniti me
butësinë e tij”, ndërmjet
të tjerash, thekson:
“Përfundoi vizita e
Kryepiskopit të Shqi-
përisë Anastas në
Athinë dhe takimet që
bëri me udhëheqjen
shtetërore, politike dhe
fetare të vendit u
kurorëzuan me sukses.
Kisha e Greqisë nderoi
Anastasin me Kryqin e
Madh të Medaljes së
Apostull Pavlit, të cilin
ia dorëzoi Kryepiskopi i
Greqisë, Kristodhulos, i
cili në §alën e tij me këtë
rast theksoi se Krye
piskopi Anastas “mah
niti të gjitha kombet me
maturinë me të cilën
përballon problemet e
dala, me gjerësinë e
koncepteve mbi proble
met që interesojnë
njeriun dhe me respek-
timin e veçantisë së
njerëzve me besim fetar
të ndryshëm, ndaj të
cilëve sillet pa asnjë
gjurmë intolerance”.
Gjithashtu, Kryepiskopi
i Tiranës u nderua me
titullin “Doktor Honoris
causa” nga Universiteti
i qytetit të tij të lindjes,
Pireut”.
Gazeta “Kathimerini”,
datë 18 nëntor 2001, në
artikullin me titull “I
heshtur, njerëzor dhe
thelbësor”, midis të tje-
rash, shkruan: “I afir-
muar në ndërgjegjet e
botës kristiane, Kryepi
skopi Anastas u kthye,
pas dhjetë vjetësh, në
vendin që e lindi. Në
këtë vizitë u shuan
hidhërime vitesh të tëra
dhe sundoi dashuria e
ndërsjelltë. Duke qënë
brenda zhvillimeve, ai
foli për Orthodhoksinë
dhe globalizimin, drej-
tësinë dhe zhvillimin, të
tashmen dhe të ardh-
men e popullit. Me anën
e dashurisë Kryepiskopi
i Shqipërisë e shndërroi
vizitën protokollare në
Athinë në një vizitë
produktive dhe efiçente.
Të gjithë politikanët që
u takuan me z. Anastas,
shkruan më poshtë
gazeta, kishin në thelb
për qëllim që t’i kërko-
nin mendimin për Isla-
min dhe mënyrën e për-
ballimit të problemeve
ndërkombëtare që ka-
në dalë. Kryepiskopi
Anastas, nga njëra anë,
nga dijet e tij shumë-
vjeçare teorike dhe
praktike të fituara si
studiues akademik, por
edhe si anëtar dhe
kryesues i kontakteve
dhe dialogëve me botën
islamike dhe, nga ana
tjetër, si një nga kri-
juesit esencialë të
modelit unikal në
Ballkan, domethënë të
bashkëjetesës harmo-
nike dhe bashkëpunimit
ndërmjet të krishterëve
dhe myslimanëve në
Shqipëri, ishte personi
më i përshtatshëm që
politikanët të vraponin
tek ai për t’i kërkuar
mendimin”.
Revista “Einai”, datë 20
nëntor, në artikullin me
titull “Kryepiskopi i
mirëkuptimit”, shkruan:
“I njohur për qetësinë,
për erudicionin dhe
kryesisht për kontribu-
tin e tij shoqëror të pa-
shtershëm dhe thelbësor
në rimëkëmbjen e Ki-
shës së Shqipërisë,
Kryepiskopi i Tiranës,
Anastasi, siç dihet, ka
qënë para disa ditësh
për vizitë zyrtare në
Athinë. Në mes të intole-
rancës fetare të konjuk-
turave ndërkombëtare e
cila pjell fanatizëm,
udhëheqësi fetar nuk la
pa nënvizuar se Kisha
Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë kërkon që
të funksionojë si urë
mirëkuptimi dhe afrimi
ndërmjet Islamit dhe
Orthodhoksisë, duke
qënë se “çdo krim që
kryhet në emër të fesë,
në thelb është krim
kundër fesë”. Fjalë të
qarta dhe të guximshme
në epoka të vështira”.
Gazeta “Typos tis Kyriakis”,
datë 25.11.2001 komen-
ton gjatë (dy faqe gazete)
fjalimin e Kryepiskopit
Anastas gjatë ceremo-
nisë së akordimit të Ti
tullit më të Lartë Nderi
të Kishës së Greqisë
“Kryqi i Madh i Apostull
Pavlit”. “Kryepiskopi i
Tiranës dhe i gjithë Shqi-
përisë z. Anastas, – thek-
son komenti, – vendos si
udhërrëfyes në botën e
sotme të zhvilluar Apos
tull Pavlin dhe doktri-
nën e tij”. “Fakti që
Kisha e Greqisë, ashtu si
edhe Kisha e Shqipërisë
krijimin e tyre ia dedi-
kojnë Apostullit të Ko-
mbeve, thotë Anastasi,
sipas gazetës në fjalë,
natyrshëm vëmendjen
tonë e drejton me ngulm,
së pari, në mendimin
theologjik të Pavlit, së
dyti, në përvojën dhe
moralin e tij dhe, së
treti, në zellin e tij
apostolik”. “Kryepiskopi
Anastas, shkruan më
poshtë gazeta, është i
mendimit se kundrejt
kushteve të reja të
krijuara nga teknolo-
gjia, Kisha nuk duhet të
flasë për rreziqe të
mundshme, por t’i
shqyrtojë këto kusHte në
thellësi. “ADN-ja jonë
kishtare duhet të ruajë
kromozomet e zellit të
Apostullit të kombeve”
thekson Anastasi”,
shkruan gazeta, duke
botuar pjesë nga ky
fjalim i Kryepiskopit
Anastas.
Gazeta “Adhesmeftos lypos”,
datë 25.11.2001, në
shkrimin me titull
“Ekumenizëm”, thek
son: Έ tha Kryepiskopi
i Tiranës Anastasi:
Globalizimi nuk vjen në
ditët e sotme nga jashtë.
Ai ka mbirë brenda
hapësirës së frymës
greke si ekumenizëm
dhe është zhvilluar nën
dritën e Orthodhoksisë.
Në vizionin e saj,
Orthodhoksia ka qënë
ekumenike”.
Përgatiti
Kostandin Xhuba