Nga historia e Krishterimit
Krishterimi
në Shqipëri
Krishterimi në Shqipëri i
ka fillimet që nga vitet
apostolike d.m.th. që në
shekullin e parë pas Krishtit.
Apostull Pavli gjatë udhëti-
meve të tij misionare ka
predikuar krishterimin në
Iliri. Konkretisht gjatë
udhëtimit të tretë misionar,
që e filloi në pranverën e vitit
53 dhe e përfundoi në verën e
viti 56 Apostull Pavli qëndroi
dy vjet e gjysmë në Efes, prej
ku u detyrua të largohej pas
një kryengritje të paganëve
kundër tij, të udhëhequr nga
argjendari Dhimitër. Rrëmuja
e krijuar në Efes e detyroi
Apostull Pavlin të shkonte në
Maqedoni dhe prej andej në
Iliri. Ky fakt përmendet tek
letra drejtuar (Romakëve
15; 19). “Nga Jerusalem! deri
në Iliri kam kryer shërbimin
e Krishtit”.
Gjatë udhëtimit nëpër
Iliri Apostull Pavli kaloi nga
Apollonia. Kjo vërtetohet tek
(Veprat e Apostujvel7;l).
“Dhe pasi kishin kaluar nëpër
Anfipoli dhe nëpër Apolloni
arritën në Selanik, ku ishte
sinagogjia e Judejve”.
Apostull Pavli ka kaluar
një dimër në Nikopojë. Kjo
jepet tek letra dërguar (Titit
3; 12) “Kur të dërgoj Arteman
ose Tikikun, bëj çmos për të
ardhur tek unë në Nikopojë,
sepse vendosa të dimëroj aty”.
Nikopoja ishte vend i njohur
klimaterik në Gjirin e Ambra-
kisë, me vendndodhje aty ku
është Preveza e sotme. Ishte
një nga qytetet kryesore të
Epirit dhe lidhej me rrugën
Egnatia nëpërmjet një degë-
zimi që kalonte nëpër Butrint.
Me siguri që Apsostull Pavli
do të kishte pasur miq të
krishterë në Nikopojë, të cilët
do ta strehonin për të dimë-
ruar aty.
Duhet theksuar se Titi
ishte episkop në Kretë. Ai u
thirr prej Apostull Pavlit në
Nikopojë dhe më pas do ta
gjejmë duke vepruar në
Dalmaci, me qëllim që të
vizitonte komunitetet e
krishtera të krijuara prej tij,
ashtu siç i shkruan edhe
Timotheut në letrën e dytë.
“Përpiqu të vish shpejt tek
unë, sepse Dhima më la sepse
deshi këtë botë, dhe iku në
Selanik, Kreshenci në Gallati,
Titi në Dalmaci. Me mua
është vetëm Llukai, merre
Markun edhe sille me vete,
sepse e kam shumë të
domosdoshëm për shërbesë”
(II Tim. 4;9-ll).
Gjithashtu tradita thotë
se në Iliri ka predikuar
krishterimin edhe Ungjillori
Lluka. Këtë fakt kaq të
rëndësishëm e gjejmë tek
(Sinaksari i Madh Volumi 10
data 18).
Tek Ungjilli pas Llukait
(10;l) tregohet se Krishti
kishte 70 dishepuj. “Pastaj
Zoti caktoi shtatëdhjetë të
tjerë dhe i nisi dy nga dy
përpara tij në çdo qytet dhe
vend ku Ai do të shkonte”. Një
prej 70 dishepujve të Krishtit
ishte edhe Shën Qesari, të
cilin Apostull Pavli e vendosi
si episkop të parë të Durrësit.
Komuniteti i krishterë i
Durrësit në vitet 58 pas
Krishtit ka patur rreth 70
familje të krishtera. Këtë fakt
na e jep Farlati në veprën e
tij ‘Tliricum Sacrum”.
Në një dorëshrim të vjetër
që gjendet në bibliotekën e
Kishës së Jerusalemit
përmendet Shën Qesari si
episkop i parë i komunitetit të
krishterë të Durësit. Shën
Qesari më vonë do të
fronëzohej episkop i Koronës
në Peleponez, pasi dorëzoi në
Durrës, pasardhësin e tij
Shën Astin, i cili e drejtoi
Kishën e Durrësit në kohën e
perandorit Trajan (98-117).
Gjatë përndjekjes së
shpallur kundër të krish-
terëve nga Trajani Shën Asti
u martirizua prej qeveritarit
të atëhershëm të Durrësit
Agrikola. Një ditë të nxehtë të
korrikut Shën Astin e
zhveshën lakuriq duke i lyer
trupin me mjaltë dhe e varën
në një pemë, ku dorëzoi
shpirtin tek Perëndia i
pickuar nga bletët dhe grerat.
Pastaj lipsanin e tij e morën
të krishterët dhe e varrosën.
Më vonë mbi varrin e tij u
ngrit një kishë e madhe
katedrale dhe Shën Asti u
shpall si mbrojtës i qytetit të
Durrësit. Kisha jonë e
përkujton dhe e nderon këtë
martir më 6 Korrik.
Në ditën e martirizimit të
Shën Astit, kishin ardhur nga
Italia me një anije edhe shtatë
të krishterë. Ata qenë larguar
nga vendi i tyre për t’i
shpëtuar persekutimit ndaj të
krishterëve që kishte filluar
perandori Trajan. Kur panë
qëndrimin burrëror të Shën
Astit, ata deklaruan haptazi
që ishin të krishterë. Atëherë
Agrikola urdhëroi që të
mbyteshin në det. Emrat e
tyre qenë: Peregrini, Lukjani,
Pompeu, Hexziku, Papia,
Staurini dhe Germani. Të
shtatë i mbytën në detin
Adriatik duke marrë kështu
kurorën e lavdishme të
martirit.
Andrea Llukani