EmailFacebookKontakt

Nga Fortlumturia e Tij, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisë dhe i gjithë Afrikës, Theodhori II – “… E gjithë jeta juaj, është një kontribut për Kishën, shkencën dhe njeriun”

Nga Fortlumturia e Tij, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisë dhe i gjithë Afrikës, Theodhori II
“… E gjithë jeta juaj, është një kontribut për Kishën,
shkencën dhe njeriun”
Fortlumturi, vëlla,
Lidhje të veçanta dhe të pashkëputshme
kishtare, në kuadrin e rendit kishtar kanonik dhe
të reciprocitetit, e lidhin gjithmonë Kishën e vje-
tër të Aleksandrisë, Patriarkanën e Aleksa-
ndrisë që është froni i dytë, me Kishën e Shenjtë
të Shqipërisë. Lidhje të veçanta, pasi Ju i shër-
byet për shumë vite Kishës së Aleksandrisë.
Jetuat në Kenian e largët, në mes të misioneve
të këtij vendi ekzotik, por edhe në zona shumë
të vështira e pa rrugë. Lutjet tuaja, lotët, dashuria
juaj e madhe për Krishtin dhe njeriun, e bënë
pjellore pemën e besimit orthodhoks në Afrikë
dhe gjallëruan brenda zemrës së vëllait afrikan
besimin në Perëndinë.
Në këtë çast, sjellim në mendje fjalët e
himnologut dhe i marrim hua, sepse janë të
përshtatshme për këtë rast: “Ti nga Jerusalemi
predikove tek të gjithë Ungjillin, duke shku-
ar përqark tërë dheut, deri në cepat e Afri-
kës, duke lëçitur thërrisje: O Perëndi i etërve
tanë, je i bekuar”. Këtë dëshmi Jua ofrojmë
me shumë dashuri, vëlla i shenjtë, që është një
përvojë e zemrës sonë nga cepat e dheut afri-
kan, nga katër anët e kontinentit të ndriçuar të
Afrikës dhe misionet e pafund të dashurisë e të
humanizmit. Sepse shërbimi Juaj hierapostolik
ka lidhje me njeriun dhe shpëtimin e tij, paqen,
drejtësinë, luftimin e urisë dhe arsimimin e popu-
llit afrikan. Zemra jonë është shumë e emocio-
nuar Fortlumturi, sepse një koincidencë e lumtur
dhe shumë e bekuar, ju solli pranë nesh. Në
personin Tuaj, ne si Patriarkanë shumë e vjetër
dhe e hershme, shikojmë timonierin e aftë dhe
liderin shpirtëror të Kishës së Shenjtë të Shqipë-
risë dhe shpresojmë që marrëdhëniet e shkëlqy-
era të të dyja Kishave, bashkëpunimi dhe ndihma
reciproke të fuqizohen, për lavdi të Perëndisë
dhe shenjtërimin e njeriut. Por nga ky vend, dë-
shirojmë t’ju falënderojmë siç duhet dhe nga
zemra për mbështetjen e pallogaritshme dhe të
vazhdueshme që na keni ofruar për veprën e
Hierapostullisë…
…Pa dyshim, vëlla i shtrenjtë Fortlumturi,
bëni pjesë në personalitetet e mëdha të epokës
sonë. Gjatë gjithë jetës suaj, u shquat për moralin
tuaj të paqortueshëm, formimin e shkëlqyer
shkencor, njohjen e admirueshme të gjuhëve,
për aftësinë tuaj të shkëlqyer organizative, për
ndjeshmërinë tuaj në çështjet e paqes, drejtësisë
sociale dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Të gjitha veprimet tuaja frymëzohen nga
koncepti ekumenik i Kishës, që ju fal mundësinë
të qëndroni me respekt ndaj të qenit ndryshe të
atyre që kanë besim të ndryshëm apo fe të
ndryshme, ndaj të cilëve silleni pa mëri, por me
dashuri të vërtetë dhe të bollshme…
E gjithë jeta Juaj, është një kontribut për
Kishën, shkencën dhe njeriun. Në personin Tuaj
tregohet qartë se çfarë mund të ofrojë një njeri
i vetëm, i pajisur me fuqi të paepur shpirtërore,
personalitet të fortë dhe vizion të madh. Ne ju
japim premtimin vëllazëror se do të jemi pranë
Jush, do të lutemi që Perëndia i shenjtë t’Ju falë
fuqi, shëndet, jetë të gjatë, kurajë dhe çdo të mirë.
Fjalimi përshëndetës i mbajtur në
Liturgjinë e përbashkët në Kishën
“Ungjillëzimi i Hyjlindëses”,
Tiranë, 1 nëntor 2009.