Eshtë në nderin e figurës së madhe që nderojmë dhe njëkohësisht të këtij auditori të zgjedhur të përcjell mesazhet e qeverisë shqip- tare për vlerësimin e veprës apostolike të Kryepiskopit, prof.dr. Anastas Janullatosit. Nëpërmjet dhënies edhe të dy sihariqeve, të konfirmuara në mënyrë zyrtare nga ministrat përkatës: të mbështetjes financiare për tran- sferimin e muzeut të artit mesjetar, për të mun- dësuar kthimin e katedrales “Burimi Jetëdhë- nës” në identitet.
Ndaj përfitoj nga rasti të drejtoj një fjalë falë- nderimi për praninë sot në Korçë të apostullit të ditëve tona, Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas. E nderojnë sot kultura, qytetaria, vizioni demokratik korçar.
Mbështetësi dhe drejtuesi i misionarizmit, duke përcjellë mesazhin se “ne mundet” dhe jo se ne “duhet të bëjmë diçka”, vë theksin tek vazhdimësia dhe besimi i prekshëm, pse jo dhe tek mrekullitë, si ajo në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që dëshmo- het nga puna dhe vepra e Anastas Janullatosit.
Ndihmesa prej akademiku në fushën e misio- logjisë shprehet me botimet e shumta dalë nga
pena e tij. Ai ka zgjedhur të jetojë dhe ndajë përpjekjet misionare në vende të ndryshme në botë, pavarësisht nga origjina e tyre.
Me jetën dhe veprën e tij kupton sa e rëndë- sishme është dhe se çdo të thotë “Perëndi më jep fjalën dhe unë do ta gdhend atë tek njerëzit”.
Vitet “90 e vendosin atë përballë një sfide tjetër, atë të ringjalljes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sfidë e cila mblodhi së bashku të gjitha pjesët e jetës së tij, për të realizuar një mrekulli tjetër ringjalljeje.
Ardhja e tij ringjalli besimin tek njerëzit, me qëllimin e dhënies së shpresës, besimit në vetve- te dhe të iniciativës dhe zgjidhjes së nevojave të tyre, duke dëshmuar dashuri, shërbim dhe solidaritet.
Qytetaria korçare, nëpërmjet këshillit bashkiak, duke i akorduar titullin qytetar nderi vlerëson kontributin shumëdimensional që ka dhënë dhe jep prof. dr. Anastas Janullatos me veprën dhe jetën e tij, ndërsa merr atë që vepra e tij e madhe apostolike jep.
Nga fjala përshëndetëse e prefektes znj. Elfrida Zefi