Nga fjala e z. Dhimitër Beduli në Liturgjinë Hyjnore të rihapjes së Kishës
Krishti, Shpëtimtari ynë,
kur e themeloi Kishën si in
stitution, ka thënë “Edhe forcat
më infernale s’do të mund të
mposhtin atë”.
Dhe këtë parashikim të
Krishtit, koha gjithnjë e ka vër-
tetuar. Sa herë që Kisha e tij
gjatë shekujve është luftuar,
ajo më në fund ka triumfuar.
Kështu ndodhi edhe këtë
radhë, 45 vjet rrjesht luftë si-
stematike e në të gjitha format,
sekrete e të hapura, është zhvi-
lluar kundër*asaj: luftë ideo-
logjike, ndalim i hapjes së gojës
për t’u mbrojtur, mbyllja e
shkollës për kuadro, kufizimi
në minimum i hirotonisë së
priftërinjve, frikësimet e kërcë-
nimet, demaskimet e të gjitha
llojet e diskriminimeve të tjera.
Nuk mund të përshkruhet nga
ana tjetër dëmi i madh që iu bë
kishës dhe të gjithë institucio-
neve fetare të atdheut tonë, në
drejtim të artit, të kulturës, të
arkitekturës me rastin e mby-
lljes së këtyre institucioneve.
Ikona me vlera, libra dhe dorë-
shkrime të rralla, regjistra e do-
kumenta të ndryshme janë
zhdukur e djegur si gjëra, që ki
shin lidhje me fenë e me kishën.
Nuk dihet me saktësi numri i
kishave të prishura se gjoja pe-
ngonin planin rregullues të qy-
teteve e të fshatrave, apo i ki
shave të transformuara në
objekte të tjera përdorimi, apo
i manastireve të braktisura në
mëshirën e kohës që të vetë-
shkatërroheshin.
Dhe pikërisht tani, që beso-
hej me siguri se pas tërë asaj
pune të madhe kundër fesë e
ki’shës ato do të ishin zhdukur,
me të fryrë mbi atdheun tonë
flladi i demokracisë, i cili krijoi
kushtet për ushtrimin e lirë të
fesë dhe për rihapjen e institu
cioneve tona fetare, ato dolën
në shesh më të gjalla e më të
forta, për të mos u prishur më
kurrë.
Në saje të këtij flladi pra,
u rihap dhe kisha jonë Kate-
drale. Dhe ndonëse, siç e shih-
ni, kjo është shumë e dëmtuar,
por me vullnetin e kujdesin e
Këshillit tonë Kishtar dhe me
ndihmën e të gjithë besimta-
rëve, do të bëhet përsëi* siç ka
qenë.